Vjen një goditje për Milaim Zekën dhe Nasim Haradinajn: Veprimtari i njohur zbulon qëllimin e tyre

Aktuale

Vjen një goditje për Milaim Zekën dhe Nasim Haradinajn: Veprimtari i njohur zbulon qëllimin e tyre

Nga: N.H Më: 28 prill 2019 Në ora: 23:20
Milaim Zeka dhe Nasim Haradinaj

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, është përfshirë në debatin e fundit rreth betejës së Koshares, e cila ka ndodhur 20 vjet më parë.

Ai përmes një shkrimi të titulluar “Milaimi e Nasimi, eksponentë të shërbimeve shqip-folëse”, ka thënë se, “ata që nuk njihnin FARK-un, e luftonin MMRK-në, injoronin Betejën e Lavdishme të Koshares, brigadat dhe njësitë elite të UÇK-së, pas thyerjes së kufirit, kishin depërtuar me njerëz të vetë deri në Koshare, në përpjekje përvetësimi të meritave”.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Milaimi e Nasimi, ekponentë të sherbimeve shqipë-folëse, anti-shqiptare ! 20 vite pas, "bombardohet" Beteja e Kosharës Legjendare nga SHISH-i dhe SHIK-u anti-shqiptarë ! Nga ata që i deshën të vrarë, Komandantët : Sali Çekaj & Agim Ramadani ! Para 20 viteve pikërisht me 09 prill 99, njesitët e UÇK-së, nën organizimin, drejtimin dhe komandimin e FARK-ut, përkatësisht, MMRK, alias Koamndantëve të Betejës epike & legjendare të Kosharës historike, Sali Çekaj, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Anton Quni me bashkëluftetarët, ndodhi thyrja e kufirit administrativ ; Shqipëri-Jugosllavi, pas një lufte dhëmb për dhëmb me forcat e pushtuesit dhe armikut shekullor serbo-sllav, ngjarje e cila "konfliktit të armatosur", n'sytë e botës i dha epitetin e luftës çlirimtare në një luftë frontale në të cilën UÇK-ja n'kuadër të FARK-ut doli fitimtare duke thye armikun , thye kufirin dhe mitin serb për Kosovën.

Milaimi e Nasimi, eksponent të agjenturave anti-kombëtare ! Ata që nuk njihnin FARK-un, e luftonin MMRK-në, injoronin Betëjën e Lavdishme të Kosharës, brigadat dhe njesitë elite të UÇK-së, pas thyrjës së kufirit, kishin depertuar me njerëz të vetë deri n'Koshare, n'pëpjekje përvetësimi të meritave të cilat nuk u takonin përmes formave perfide diversive të luftës ideologjike dhe speciale, siq ishte rasti me Milaim Zekën e Nasim Haradinaj. Meq nuk i'a dolen t'thyejnë vijën komanduese dhe hierarkinë e sofistikuar ushtarako-profesionale të FARK-ut, atëbotë me ndihmën e SHISH-it të Fatos Klosit dhe vartësve të tij në Shtabin e Rognerit, siq ishte ish oficeri, Kondosi Lame, filluan kërcnimet dhe shantazhet ndaj MMRK, FARK-ut, ushtarakëve dhe Komandantëve nën urdhërat e FARK-ut. Sinjifkative është edhe rënja e Agimit, 2 ditë pas thyrjes së kufirit dhe e Saliut 7 ditë pas rënjës së Agimit...!?

Ata që i deshën të vrarë, Saliun e Agimin (Shtabi i Rognerit & SHISH-i i Klosit), atë që nuk i'a dolën t'a arrijnë 20 vite me parë, n'luftë me armikun dhe n'perpjekje pervetsimi të meritave të FARK-ut dhe Koamnadantëve epik, Sali Çekaj & Agim Ramadani në Betejen legjendare të Kosharës dhe pas saj, tanimë kan filluar një mashtrim të ri për të minimizuar lavdinë e asaj Beteje duke përdorë një gjuhë të armikut serbo-sllav, i cili, humbjën e Betejës dhe rënjën e Karaollit nr 5, i'a atribonin ; Sulmeve të kordinuara nga NATO, UÇK-ja dhe Forcat e Armatosura të Ushtrisë Shqiptare...!

Derisa, armiku serbo-sllav, permend tre faktor, Shtabi Rognerit dhe SHISH-i i Klosit, tanimë 20 vite pas, deklarojnë paturpësisht dhe ulët se gjëja thyrjën e kufirit administrativ Shqipëri - Jugosllavi e ka ndihmuar USH me bombardimet artilerike nga brëndia e teritorit shqiptarë, një lajthitje dhe mashtrim i paskurpullt i njerëzve të pa dinjitet e integritet mbrënda dy sherbimeve anti-shqiptare ; SHISH & SHIK.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat