Edhe Baton Haxhiu dhe Hajdar Beqa në Berlin, këto janë detyrat sekrete të tyre

Aktuale

Edhe Baton Haxhiu dhe Hajdar Beqa në Berlin, këto janë detyrat sekrete të tyre

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2019 Në ora: 07:49
Baton Haxhiu dhe Hajdar Beqaj

Sot në Berlin mbahet Samiti i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë politikë të shtetit të Kosovës.

Samiti i Berlinit do të udhëhiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ndonëse takimi i radhës do të bashkëkryesohet edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në këtë takim përveç presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacollit, kanë shkuar edhe Baton Haxhiu dhe Hajdar Beqaj.

Kështu thotë profesor dr. Binak Maxharraj, i cili shton se, Haxhiu është i përfshirë në shumë agjenci sekrete prosllave.

Maxharraj në një shkrim dërguar gazetës “Bota sot”, thekson se, detyrat e Haxhiut janë që pas shpinë së Haradinaj të zhvillon biseda sekrete për të quar iniciativën për shkëmbim të territoresh të katërshes Thaçi, Rama, Vuçiq dhe Mogherini.

Kurse, për Hajdar Beqen thekson se detyrë e tij është që të bëjë skandale dhe tollovi në këtë Samit.

“Në Berlin shkojnë edhe Baton Haxhiu dhe Hajdar Beqaj.

Sot fillon Samiti i shumë folur në Berlin të Kancelarja Merkel. Për atje kanë udhëtuar me aeroplanin privat te Behgjet Pacollit, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli.

Por atje flitet se kanë shkuar edhe dy ndihmësit dhe bashkëpunëtorët "privat" të Presidentit Hashim Thaçi, shumë i përfoluri Baton Haxhiu njeriun i përfshirë në shumë agjenci sekrete prosllave.

Detyra e Baton Haxhiut është që disi pas shpinës së Kryeministrit Haradinaj ne fshehtësi të zhvillojë biseda sekrete për ta quar përpara iniciativën Thaçi-Vuçiq-Rama-Mogherini për shkëmbimin e territoreve.

Kurse detyra e Hajdar Beqaj sipas mediave të nëntokës në Kosovë do të jetë ti ndihmoj Thaçit që ta bëjë skandale dhe tollovi në Samit, për ti shtyrë që anëtarët e Samitit të përlahen në stilin ashtu siç e ka zanat Thaçi, për ti dhënë kahje tjetër Samitit”, thotë Maxharraj në shkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat