U akuzua për korrupsion, megjithatë Sokol Bashota thotë se do ta rikthejë Klinën

Aktuale

U akuzua për korrupsion, megjithatë Sokol Bashota thotë se do ta rikthejë Klinën

Më: 29 prill 2019 Në ora: 08:15
Sokol Bashota

Kryetari i rizgjedhur i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Klinë, Sokol Bashota, është shprehur i bindur se në zgjedhjet e ardhshme ky subjekt politik do të jetë numër një në vend.

Për “Epoka e re”, Bashota ka thënë se vetëm me një qeveri të udhëhequr nga PDK-ja mund të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e vendit qoftë në nivelin lokal, qoftë në atë qendror.

Ai nuk është shprehur i kënaqur me punën aktuale të koalicionit qeverisës në qendër, duke theksuar se qeveria aktuale lë shumë për të dëshiruar.

Bashota ka treguar se tashmë i ka tejkaluar problemet me bashkëpartiakët të cilët e kishin sabotuar në zgjedhjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat