E thotë edhe Kabashi: Hashim Thaçi është peng i Dosjes së tmerrshme të BIA-s serbe

Aktuale

E thotë edhe Kabashi: Hashim Thaçi është peng i Dosjes së tmerrshme të BIA-s serbe

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2019 Në ora: 09:34
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është peng i dosjes së tmerrshme të BIA-s serbe, thekson publicisti Bajram Kabashi.

Përmes një postimi në Facebook, Kabashi thekson se, të gjithë duhet t’i themi se nëse ia ka zënë bishtin armiku me derë, neve qytetarëve nuk na e ka zënë, pasi jemi njerëz...

Kabashi, ka komentuar edhe takimet e Thaçit me Vuçiqin dhe protestën e cila sot organizohet nga LVV-ja në Berlin.

“Shqiptar, protesto dhe mos e lejo askund HTH të fshihet, gjeje edhe në "birën e miut" se ai nuk ka asnjë të drejtë të bëjë biseda të fshehta me e Serbinë, atë Serbi që le se nuk e njef shtetin e Kosovës, por mundohet t'ia vë pykat natën e ditën dhe ta zhbëjë e shkatërroj deri në fund shtetësinë e saj. Protesto edhe ti, jo vetëm VV!!”, shkruan Kabashi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Mbani mend që "gjuha e trupit" nuk len me gabue! A i keni vërejtur takimet e Hashim Thaçit me Vuçiq-in? Të gjithë kemi mundur ta shihnim se sa keq ndihet në takim me të e delegacionin e Serbisë. E dhimbshme-për Kosovën e shtetësinë e saj! Shfaqet tepër inferior dhe i lig, sa që inferioriteti i tij i lexohet në fytyrë, në cdo pjesë të trupit karshi superioritetit dhe krekosjes serbomadhe të Vuçiq-it ! Dhe se sa poshtërues, cinik e mizor tregohet "me të vetët", sic e vërejtëm në mbledhjen e dështuar të Komisionit Hetimor parlamentar të Kuvendit të Kosovës, ku duhej të jipej llogari nga ana e tij për rastin e deportimit tragjik-antinjerëzor të "gjashtë gylenistëve".

Hashim Thaçi është peng i Dosjes së tmerrshme të BIA-s serbe, andaj Shqiptarët e Kosovës, e gjithë Kosova i madh e i vogël, duhet t'i themi: O i shkreti për mend, nëse ty ta ka zënë bishtin me derë armiku, neve nuk na e ka zënë se askush prej nesh nuk ka bisht, se jemi njerëz ...

VV proteston Sot në Berlin para Samitit për Ballkanin. Shqiptar, protesto dhe mos e lejo askund HTH të fshihet, gjeje edhe në "birën e miut" se ai nuk ka asnjë të drejtë të bëjë biseda të fshehta me e Serbinë, atë Serbi që le se nuk e njef shtetin e Kosovës, por mundohet t'ia vë pykat natën e ditën dhe ta zhbëjë e shkatërroj deri në fund shtetësinë e saj.

Protesto edhe ti, jo vetëm VV!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat