Thaçi thotë se para Samitit ka dhënë intervistë për Agjencinë “Reuters”

Aktuale

Thaçi thotë se para Samitit ka dhënë intervistë për Agjencinë “Reuters”

Nga: A.SH Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:47
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se para Samitit të Berlinit ka dhënë një intervistë edhe për Agjencinë e Lajmeve “Reuters” .

Në këtë intervistë Thaçi theksoi rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në intervistën e radhës për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”, theksova rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat