U tha se pas Samitit të Berlinit mund të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, vjen përgjigja e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

U tha se pas Samitit të Berlinit mund të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, vjen përgjigja e Qeverisë së Kosovës

Më: 29 prill 2019 Në ora: 18:04
Qeveria Haradinaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha në emisionin Frontal në T7 ka komentuar samitin e Berlinit që po mbahet sot, ndërkaq, ka bërë të ditur se Qeveria Haradinaj nuk do të lëkundet nga vendimi për taksën për produktet serbe e boshnjake.

“Inciatiava gjermona-franceze paraqet shtyllën e BE-së, isha duke theksuar se në qeverinë e re gjermane edhe Ministri i Jashtëm ka qenë shumë aktiv sa i përket çështjes së Kosovës në përgjegjësi po edhe të rajonit. Në këto samite palët e arrijnë një dakordshmëri dhe një deklaratë të përbashkët që e dhanë kancelarja dhe presidenti Macron”, tha Berisha.

Tutje, zëvendësministri ka shtuar se Gjermania ka qenë e qartë sa i përket marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, për dallim nga Franca.

“Gjermania ka qenë më e qartë sa i përket pikave që kanë qenë midis Kosovës e Serbisë, ndërkaq, Franca pritet që t’i sqarojë këto pika. Edhe me dokumentet që janë përpunuar nga pala gjermane më pak kam njohuri për palën franceze është theksu se dialogu është pala kosovare është e dobësuar për shkak të qëndrimeve jo të harmonizuara dhe kjo duhet ndërkohë të ndodhë sepse është në interesin e shtetit të Kosovës sepse ne nuk jemi në betejë me njëri tjetrin po jemi në betejë me Serbinë”, shtoi ai.

Berisha në anën tjetër ka bërë të ditur se edhe pas samitit, nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit sa i përket taksës.

“Absolutisht do të mbetet i njëjtë, vetëm të theksojë, nga zhvillimet që kanë ndodhur pas tarifës, vetëm atëherë shtetet e BE-së kanë kuptuar për të gjitha obstruksionet që ka bërë Serbia në marrëveshjen e CEFTA-s”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat