Thaçi tregon se çfarë foli para Merkel dhe Macron

Aktuale

Thaçi tregon se çfarë foli para Merkel dhe Macron

Nga: D.RR Më: 29 prill 2019 Në ora: 18:43
Krerët e shtetit të Kosovës në Samitin e Berlinit së bashku me të tjerët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë hapjes së Samitit të Berlinit ka folur për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin, transmeton "Bota sot".

Ai thotë se Gjermania dhe Franca duhet ta marrin lidershipin për vendime të guximshme në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Përveç tjerash, ai ka thënë se një prej vendimeve të para që duhet t’i marrë BE-ja, është heqja e vizave për Kosovën.

Postimi i plotë:

Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar. Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme. Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat