Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Samiti i Berlinit do të respektoj sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Sipas tij, loja me kufijtë sjell destabilitet përcjell “Bota sot”.
Rugova mes tjerash ka pyetur përfaqësuesit e Ekipit Negociator se ku janë në këto momente.
“Ku është Ekipi Shtetëror për Negociata me Serbinë?! U turrën me nxitim edhe ligj bënë për dialogun! Do ta ndalim Thaçin na thonin neve si opozitë! Ku jeni tani Shpend dhe Fatmir?! Pushtet pa moral dhe i mjerë”, ka shkruar mes tjerash Rugova.
Ja shkrimi i tij:
Samiti i Berlinit do të respektoj sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Loja me kufijtë sjell destabilitet!
Ku është Ekipi Shtetëror për Negociata me Serbinë?! U turrën me nxitim edhe ligj bënë për dialogun! Do ta ndalim Thaçin na thonin neve si opozitë! Ku jeni tani Shpend dhe Fatmir?! Pushtet pa moral dhe i mjerë!
Jeni të ri djem, keni kohë e mësoheni!
Ne këtu jemi!
Tradita vazhdon!