Berisha: Kosova në Samitin e Berlinit është peng i marrveshjeve të dëmshme në bisedimet me Serbin

Aktuale

Berisha: Kosova në Samitin e Berlinit është peng i marrveshjeve të dëmshme në bisedimet me Serbin

Më: 29 prill 2019 Në ora: 20:01
Zafir Berisha

Zafir Berisha, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e NISMA-s, ka komentuar shkuarjen e liderve në Samitin e Berlinit, përcjell “Bota sot”.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, “Për fatin e keq të qytetarve, Kosova sot, në Samitin e Berlinit është peng i marrveshjeve të dëmshme nga bisedimet në Bruksel, me Serbin”.
Ndryshe, sot në Gjermani është duke u mbajtur Samiti i Berlinit ku të ftuar janë përfaqësuesit e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo ngjarje është e organizuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Postimi i plotë:

Për fatin e keq të qytetarve, Kosova sot, në Samitin e Berlinit është peng i marrveshjeve të dëmshme nga bisedimet në Bruksel, me Serbin. Ajo gjendet në mesin e interesave të fuqive të mëdha pa pozicion të qartë dhe qëndrime të pa unifikuar nga liderët institucional për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat