Kelmendi: Nëse sot nuk nxjerret mbështetja e Merkel dhe Macron për liberalizim, ky është “suksesi” i vetëm i Thaçit dhe Haradinajt

Aktuale

Kelmendi: Nëse sot nuk nxjerret mbështetja e Merkel dhe Macron për liberalizim, ky është “suksesi” i vetëm i Thaçit dhe Haradinajt

Më: 29 prill 2019 Në ora: 21:06
Adriatik Kelmendi

Analisti politik, Adriatik Kelmendi ka theksuar se Samiti i Berlinit ka qenë momenti ideal që liderët kosovarë të nxjerrin mbështetjen e kancelares gjermane, Merkel dhe presidentit francez, Macron për të fituar liberalizimin e vizave.

Ai në një shënim në Facebook, tha se nëse këtë nuk arrijnë ta bëjnë Thaçi e Haradinaj, atëherë ky është një dështim.

“Nëse nuk nxjerret mbështetja e Merkel dhe Macron për liberalizim të shpejtë, të vetmin “sukses” që do ta kenë Thaçi e Haradinaj nga Samiti i Berlinit do të jenë fotografitë e tyre me liderët aktualë të Evropës”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

Franca, e edhe Gjermania, nuk kanë qenë shumë entuziaste për liberalizimin e vizave edhe pasi që Kosova i ka plotësuar zyrtarisht 95 kriteret e caktuara.

Nëse nuk nxjerret mbështetja e Merkel dhe Macron për liberalizim të shpejtë, të vetmin “sukses” që do ta kenë Thaçi e Haradinaj nga Samiti i Berlinit do të jenë fotografitë e tyre me liderët aktualë të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat