“Paramendoni sikur Pacolli të mos kishte aeroplan privat”

Aktuale

“Paramendoni sikur Pacolli të mos kishte aeroplan privat”

Më: 30 prill 2019 Në ora: 00:06
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thumbuar delegacionin e Kosovës, që ka shkuar sot në Berlin, për të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin.

Selimi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, është tallur me krerët e shtetit rreth mënyrës së shkuarjes së tyre në kryeqendrën gjermane, për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Paramendojeni sikur (Behgjet) Pacolli të mos ishte në pushtet, me çfarë do të udhëtonin sot ekipi jonë”, është shprehur ai.

“Apo, paramendoni sikur Pacolli të mos kishte aeroplan privat”, ka thënë Selimi. “Në shesh xhirim sot ka qenë aeroplani i Pacollit. Aktorët kanë qenë këta”, ka deklaruar ai.

Sipas Selimit, Haradinajn në Berlin sot “më shumë e ka çuar taksa, sesa roli i tij si kryeministër”.

“Shpresoj të kthehen me aeroplan të Pacollit”, ka thënë më vonë ai. “S’e di a i kushton Kosovës apo Pacollit krejt ky harxhim”, është shprehur Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat