KQZ: Përgatitjet e procesit zgjedhor vijojnë sipas planifikimeve

Aktuale

KQZ: Përgatitjet e procesit zgjedhor vijojnë sipas planifikimeve

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:15
Foto

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë në 4 komunat veriore, ku PDK ka numrin 61, Lëvizja Vetëvendosje 60 dhe Lista Serbe 62.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se prej më shumë se tri javësh janë duke punuar pa ndërprerë për organizimin e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe se të gjitha përgatitjet e procesit zgjedhor janë duke vijuar sipas planifikimeve.

Elezi: Tërheqja e shortit tregues se jemi më afër ditës së zgjedhjeve

“Deri më tani janë realizuar shumë detyra dhe kanë mbetur edhe disa sosh tani kur kemi vetëm më pak se tri javë të tjera deri ën ditën e zgjedhjeve, e cila është më 19 maj. Në përgjithësi përgatitjet janë duke shkuar sipas planifikimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të bëra me planin operacional që është miratuar nga ana e KQZ-së. Pa dyshim se tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim është një tregues se jemi më afër ditës së zgjedhjeve”, tha Elezi.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë:

Leposaviq – Fisnik Veseli

Zubin Potok – Liridona Kahrimani

Zveçan – Avdi Peci

Mitrovicë e Veriut – Erden Atiq

Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të jenë:

Leposaviq – Shaqir Hetemi

Zubin Potok – Hysen Mehmeti

Zveçan – Ilir Peci

Mitrovicë e Veriut – Gonxhe Çaushi

Kandidatët e Listës Serbe do të jenë:

Zveçan – Vuçina Jankoviq

Leposaviq– Zoran Todiq

Mitrovicë e Veriut – Goran Rakiq

Zubin Potok – Srgjan Vuloviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat