Një ditë pas Samitit të Berlinit, Thaçi me goditje të fortë për Gjermaninë dhe Francën - Bota Sot
Një ditë pas Samitit të Berlinit, Thaçi me goditje të fortë për Gjermaninë dhe Francën

Aktuale

Një ditë pas Samitit të Berlinit, Thaçi me goditje të fortë për Gjermaninë dhe Francën

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:55
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një prononcim para mediave ka thënë se letra e dërguar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump është udhërrëfyes për marrëveshjen Kosovë- Serbi.

Ai tha se të tjerët mund të bëjnë takime të tilla porse nuk kanë ide e as vizion për një marrëveshje mes dy vendeve.

“Ka qenë një takim rutinë i 10 fjalimeve të prezantuara aty. Ne kemi theksuar shumë qartë që Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

“Ishte shumë zhgënjyese nga ky takim edhe çështja e liberalizimit të vizave por tash mbetet të punojmë me shtetet veç e veç për këtë. Mendimi ishte identik edhe i Francës edhe i Gjermanisë.”

“Pres që do të ketë një përgatitje më të mirë. Pres edhe nga SHBA që të marrin rolin e tyre sepse nuk mund të ketë një dialog e negociata dhe marrëveshje me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së. është me rëndësi që SHBa janë të gatshme që të organizojnë takime të tilla edhe në SHBA. e Ritheksoj se letra e presidentit amerikan dhe korniza e asaj letre, substanca e asaj letre është udhërrëfyes për arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi. të tjerët duhet të organizojnë takime të tilla por nuk kanë ide, as vizion”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat