Veseli: Ilaz Kodra ishte i pari ndër të parët, bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari

Aktuale

Veseli: Ilaz Kodra ishte i pari ndër të parët, bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari

Nga: Z.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 13:51
Foto

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në ceremoninë e përurimit të shtatores së heroit Ilaz Kodra, në Drenas, ka thënë se kujtimi dhe nderimi për heronjtë do të jenë të përjetshëm, ashtu sikurse është vet liria e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Kreu i Kuvendit po ashtu tha se Ilaz Kodra ishte i pari ndër të parët, bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari, themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot në Drenas ne po e përjetësojmë Ilazin. Drenicë, Kosovë, ndihuni krenarë me djemtë tuaj. Drenas, ndihu krenar me Ilazin. Ai ishte këtu çdo ditë, kur t’u desh, kur të frikësonin e të dhunonin. Ai ishte këtu të të mbronte, ai ishte këtu të të çlironte. Ai nuk po përjetësohet vetëm sot me shtatore. Në fakt, heroi i kombit, Ilaz Kodra, e ka përjetësuar vetveten 27 vite më herët, kur me zemrën e dragoit, i mbolli vdekjen pushtuesit serb. Ilaz Kodra ishte i pari ndër të parët, bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari, themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte njëri nga aksionistët e parë të armëve të lirisë, pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në aksionet e viteve 1992-1993.
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat