Thaçi mbërrin pasdite në Prishtinë, mban konferencë për media

Aktuale

Thaçi mbërrin pasdite në Prishtinë, mban konferencë për media

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:56
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do të kthehet në Kosovë pas qëndrimit në Gjermani për Samitin e Berlinit.

Menjëherë pas kthimit, kreu i shtetit do të mbajë konferencë për media në Aeroportin “Adem Jashari”.

Thaçi pritet të mbërrijë rreth orës 18:30, kohë edhe kur është paralajmëruar konferenca nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun i Presidencës.

Me këtë rast, Thaçi do të shpalosë detaje të tjera nga Samiti i Berlinit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat