Bytyqi për plagosjen e mësueses: Thërras të gjitha organet përgjegjëse t‘i shkojnë deri në fund

Aktuale

Bytyqi për plagosjen e mësueses: Thërras të gjitha organet përgjegjëse t‘i shkojnë deri në fund

Nga: Z.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:20
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, reaguar për rastin që ka ndodhur sot në një ‘7 marsi’ në Prishtinë, ku një nxënës ka plagosur mësuesen e tij, përcjell “Bota sot”.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky veprim ekstrem, nuk tronditi vetëm sistemin e arsimit, por edhe gjithë opinionin tonë. Bytyqi ka theksuar se dhuna nuk është, e as nuk do të lejojmë të bëhet as baza, as detyrimi i suksesit të askujt, as të fëmijëve, e as të personelit!

Po ashtu ministri ka thënë se, “Kërkoj nga gjithë sistemi arsimor të vihet në krye të detyrave të tyre! Secili nga ne, qofshim personel a prindër, u detyrohemi gjeneratave që janë në bankat e shkollimit t‘u shërbejmë me punë e përkushtim dhe t‘iu bëhemi shembëllimi i edukatës e të mirës!”

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në paraditen sotme në kryeqytet ku është plagosur me thikë një mësuese.

Postimi i plotë:

I indinjuar nga lajmi tronditës i veprimit ekstrem në shkollën „7 Marsi“, shpreh vendosmërinë time dhe të MAShT për ta larguar dhunën nga shkollat tona!

Ky veprim ekstrem, nuk tronditi vetëm sistemin e arsimit, por edhe gjithë opinionin tonë. Dhuna nuk është, e as nuk do të lejojmë të bëhet as baza, as detyrimi i suksesit të askujt, as të fëmijëve, e as të personelit!

Rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione -prindër nuk është në nivelin e duhur dhe se shkollat kanë nevojë për angazhimin real e të përhershëm.

Kërkoj nga gjithë sistemi arsimor të vëhet në krye të detyrave të tyre! Secili nga ne, qofshim personel a prindër, u detyrohemi gjeneratave që janë në bankat e shkollimit t‘u shërbejmë me punë e përkushtim dhe t‘iu bëhemi shembëllimi i edukatës e të mirës!

Thërras të gjitha organet përgjegjëse t‘i shkojnë deri në fund këtij rasti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat