Vasfije Krasniqi-Goodman para Kongresit amerikan tregon tmerrin e përjetuar gjatë luftës dhe kërkon drejtësi

Aktuale

Vasfije Krasniqi-Goodman para Kongresit amerikan tregon tmerrin e përjetuar gjatë luftës dhe kërkon drejtësi

Nga: Bota sot Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:41

(E plotësuar) - Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka thënë sot në kongresin amerikan se ka qenë në Kosovë shumë herë, duke kujtuar kur me 1999 në Pejë kishte parë shtëpitë e djegura nga serbët, përcjell Bota sot.

Ai ka përgëzuar Krasniqin dhe Bytyçin për dëshmitë e tyre.

“Kam qenë në Kosovë shumë herë, kam qenë me miqtë e mi Bajraktari. Më kujtohet më 1999 në Pejë ku secila shtëpi, secili shqiptar kishin braktisur shtëpitë dhe serbët ua kishin djegur shtëpitë. Unë ende i kam dëshmitë. E përgëzoj zonjën Krasniqi dhe z. Bytyci për dëshmitë. Ka aq shumë krime kundër shqiptarëve që kur e shohim çfarë ka bërë Bashkësia Ndërkombëtare, e shohim se ka një mospërputhje”, është shprehur Engel.

Image
Eliot Engel

Jahjaga-Kongresit Amerikan: Apeloj që ta kushtëzoni Serbinë për krimet në Kosovë, të mbijetuarat duan drejtësi

Ish presidentja Atifete Jahjaga, ka thënë para Kongresit amerikan se duan të shohin drejtësi për të mbijetuarat e luftës.

“Duam të shohim drejtësi për gjithë këto të mbijetuara të luftës. Do të doja të përmend tri raste tjera që janë përmendur nga qendra e të drejtës humanitare. Ato janë vendndodhjet e kryerjes së këtyre krimeve”, ka deklaruar ajo.

Duke folur në emër të viktimave, Jahjaga tha se ato duan që kryesit të dalin para gjykatës.

Siç e thash kemi rreth 20 mijë gra e burra të dhunuara gjatë luftës. Arsyja pse dhunim është përdor si mjet luftë është se ata e kanë ditur se paslufte vuajtja do të jetë më e madhe. Secila e mbijetuar kërkon drejtësi që kryesit të dalin para gjykatës. Vetëm më 2014 kemi arritur qasje institucionale te të mbijetuarat, prandaj nuk kemi pasur asnjë kriminel të dënuar. Apeloj para jush që ta kushtëzoni Serbinë dhe ta mbani llogaridhënëse për krimet ne Kosovë”, ka thënë Jahjaga.

***

Vasfije Krasniqi-Goodman ka rrëfyer para kongresit amerikan tmerrin që ka përjetuar gjatë luftës, ku është dhunuar nga serbët, përcjell Bota sot.

Ajo ka treguar se si e kishin marrë nga shtëpia, më pas si e kishin dhunuar dhe kthimin në shtëpi.

Ajo ka apeluar tek kryesuesi i Kongresit që të ndërmarrë veprimet për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës.

“Dua të ju falënderoj që më dhatë nderin. Me 14 prill kur isha vetëm 16 vjeçe një zyrtar polic hyri në shtëpinë tonë ai më mori që në atë moment axha doli. Polici në mori nga gjiri i nënës dhe më qoi në një shtëpi të zbrazët ai më dhunoi, e luta të më vriste, ai tha jo se kështu vuan në shumë dhe kishte të drejtë. Pasi më keqtrajtoi ai shkoi në shitore. Kur burrat e tjerë dolën nga shitorja u nisen drejt meje, më quan në një shtëpi dhe një plak më dhunoi, përsëri arrita disi në shpi të axhës. Ata e kuptuan se çfarë ka ndodhur. 20 vite kanë kaluar dhe ata nuk kanë paguar për atë qe më kanë bërë. Apeloj kryesuesin e këtij komiteti qe të ndërmarrë veprimet për të kërkuar drejtësi për krimet”, ka deklaruar Krasniqi-Goodman para kongresit amerikan.

Eliot Engel në Kongresin e ShBA-së: Dhunimet e serbëve ishin metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i ka paraprirë sot më një fjalim rrëfimit të kosovares së dhunuar gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila do të dëshmojë  për përjetimet e saj të dy dekadave më parë.

Përgjatë fjalimit të tij, Eliot Engel ka thënë se është shokuese se si askush nuk është dënuar nga ndonjë gjykatë e Serbisë për fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë dhe për dhunimet e mbi 20 mijë grave.

Ai tutje tha se dhunimet në atë kohë ishin metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova.

“Beogradi është përgjegjës edhe për dhunimin e 20 mijë grave. Raporti Human Rights thotë se përdhunimet kanë qenë të pranishme në Kosovë dhe si armë e luftës për spastrim etnik. Përdhunimet nuk kanë qenë individuale por mjete të qëllimshme për të terrorizuar popullatën civile. Dhunimet ishin metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova. 20 vjet më pas pak është bërë që të vihet drejtësia. Asgjë nuk është bërë që të sigurohet drejtësi për viktimat.“Nuk është arritur më shumë për drejtësi ndaj viktimave që kanë vuajtur nga ushtria e Sllobodan Millosheviqit. Ne mendojmë që aleatët kanë mundur të bëjnë më shumë për të sjellë drejtësi. Nuk është bërë asgjë ndaj serbëve që kanë bërë krime. Le ta kemi të qartë që shumica dërmuese e krimeve të luftës dhe ndaj njerëzimit janë kryer nga forcat e sigurisë së Serbisë dhe Jugosllavisë dhe ky është fakt”.

Në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

“Kosovës iu ka imponuar që ta hetojë vetën e vet dhe kjo është e gabueshme. Ligjin për Dhomën Speciale –  kjo gjykatë ndjek vetëm raste shqiptare. Fokusi duhet të jetë aty, nëse kjo gjykatë adreson krimet pa dallim dhe jo vetëm ato të kryera nga shqiptarët. Nëse kështu vazhdohet drejtësia për viktimat në Kosovë kurrë nuk do të arrihet”, shtoi ai.

Bytyçi para Kongresit amerikan: Vuçiq po i mbron kriminelët e luftës, kjo kërcënon viktimat

Ilir Bytyçi ka treguar para Kongresit amerikan për vrasjen e familjarëve të tij gjatë luftës nga serbët.

Ai ka thënë se Vuçiq sot po i mbron kriminelët e Serbia po kërkon që të anëtarësohet në BE, përcjell Bota sot.

Image
Ilir Bytyçi

Bytyçi ka thënë se dëshirojnë që Serbia të ndryshojë diskursin, derisa ka shtuar se Qeveria mund të bëjë më shumë për adresimin e krimeve të luftës.

“Në emër të familjes time dhe viktimave të luftës jam këtu për ta thënë një fjalë se viktimat nuk mund të injorohen. Shpresoj se ky komunitet do të na ndihmonte, jam rritur në Kosovë dhe SHBA. Aso kohe kishim nënën dhe motrën në Kosovë. Ylli, Agroni dhe Mehmeti u nisën në luftë pa hezituar fare. Ata u gjetën në një varrezë masive, me duar të lidhura prapa, vetëm pse ishin amerikanë. Vuçiq i kishte thënë Fatosit se veç dy njerëz janë përgjegjës për këto vrasje. Viçiqi po i mbron kriminelët e luftës, kjo është kulturë që kërcënon viktimat. Vuçiqi e quan Millosheviqin njeri të madh. Të gjitha qendrat për të drejtat e njeriut kanë identifikuar këtë problematikë. Gjithsesi kjo afekton çështjet e tjera. Akoma ka 13 mijë persona të pagjetur nga lufta. Serbia asnjë person nuk e ka dënuar për këto krime. Kur Republikanët flasin Serbia, duhet të dëgjojë. Serbia po pret anëtarësim në BE duke bërë premtime të rrejshme. Duhet t'i prioritetizojmë llogaridhënien e Serbisë para se të hyj në BE. Ne dëshirojmë që Serbia ta ndryshojë diskursin. Falënderoj qeverinë e Kosovës për mbështetjen por besojmë se ajo mund të bëj më shumë në adresimin e krimeve të luftës”, është shprehur ai.

Jahjaga apel Kongresit amerikan që të kërkojnë llogari nga Serbia për dhunën seksuale në Kosovë

Vasfije Krasniqi-Goodman sot gjendet para Kongresit amerikan, ku po ndan rrëfimin për tmerrin që ajo ka përjetuar gjatë luftës.

Kongresmeni Eliot Engel ka prezantuar dëshmitarët, Presidenten Jahjaga, Vasfije Krasniqi dhe Ilir Bytyçin, raporton Bota sot.

Image
Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se kanë barrën mbi supet e saj të të gjitha familjeve.

“Jemi falënderues ndaj ShBA-së që kane hapur kapitull të ri për ne. Njerëzorja dhe dinjiteti u zhveshën nga ne 20 vjet më parë. Gjatë luftës në Kosovës ka pasur mijëra njerëz brutalisht të vrarë në anën tjetër ka edhe 1 mij e 600 të pagjetur dhe shumë gra të dhunuara. Unë kam takuar qindra gra viktima të dhunës seksuale të cilat akoma vuajnë nga këto trauma dhe për shkak të stigmës dhe kushteve jo të mira ekonomike. mënyra e vetme për t'i ndihmuar këto gra është arritja e drejtësisë. Kryerësit e krimeve më të tmerrshme akoma lëvizin të lirë ne Serbi dhe autoritetet atje madje mohojnë se kane ndodhur këto krime. Që nga Rambujeja deri te Ahtisari Kosova ka bërë kompromise të dëmshme por drejtësia është vonuar. Sot apeloj anëtarët e kongresit amerikan qe të marrin një vendim dhe të kërkojnë llogari nga Serbia për zbardhjen e këtyre krimeve”, ka thënë Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat