Bytyçi para Kongresit amerikan: Vuçiq po i mbron kriminelët e luftës, kjo kërcënon viktimat

Aktuale

Bytyçi para Kongresit amerikan: Vuçiq po i mbron kriminelët e luftës, kjo kërcënon viktimat

Nga: Bota sot Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:54
Ilir Bytyçi

Ilir Bytyçi vëllai i Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçit, të vrarë më 1999 në Serbi, në rrethana ende të pasqaruara.ka treguar para Kongresit amerikan për vrasjen e familjarëve të tij gjatë luftës nga serbët.

Ai ka thënë se Vuçiq sot po i mbron kriminelët e Serbia po kërkon që të anëtarësohet në BE, përcjell Bota sot.

Bytyçi ka thënë se dëshirojnë që Serbia të ndryshojë diskursin, derisa ka shtuar se Qeveria mund të bëjë më shumë për adresimin e krimeve të luftës.

“Në emër të familjes time dhe viktimave të luftës jam këtu për ta thënë një fjalë se viktimat nuk mund të injorohen. Shpresoj se ky komunitet do të na ndihmonte, jam rritur në Kosovë dhe SHBA. Aso kohe kishim nënën dhe motrën në Kosovë. Ylli, Agroni dhe Mehmeti u nisën në luftë pa hezituar fare. Ata u gjetën në një varrezë masive, me duar të lidhura prapa, vetëm pse ishin amerikanë. Vuçiq i kishte thënë Fatosit se veç dy njerëz janë përgjegjës për këto vrasje. Viçiqi po i mbron kriminelët e luftës, kjo është kulturë që kërcënon viktimat. Vuçiqi e quan Millosheviqin njeri të madh. Të gjitha qendrat për të drejtat e njeriut kanë identifikuar këtë problematikë. Gjithsesi kjo afekton çështjet e tjera. Akoma ka 13 mijë persona të pagjetur nga lufta. Serbia asnjë person nuk e ka dënuar për këto krime. Kur Republikanët flasin Serbia, duhet të dëgjojë. Serbia po pret anëtarësim në BE duke bërë premtime të rrejshme. Duhet t'i prioritetizojmë llogaridhënien e Serbisë para se të hyj në BE. Ne dëshirojmë që Serbia ta ndryshojë diskursin. Falënderoj qeverinë e Kosovës për mbështetjen por besojmë se ajo mund të bëj më shumë në adresimin e krimeve të luftës”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat