Engel përgëzon Krasniqin dhe Bytyçin për dëshmitë, kujton vizitat në Kosovë gjatë luftës

Aktuale

Engel përgëzon Krasniqin dhe Bytyçin për dëshmitë, kujton vizitat në Kosovë gjatë luftës

Nga: Bota sot Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:26
Eliot Engel

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka thënë sot në kongresin amerikan se ka qenë në Kosovë shumë herë, duke kujtuar kur me 1999 në Pejë kishte parë shtëpitë e djegura nga serbët, përcjell Bota sot.

Ai ka përgëzuar Krasniqin dhe Bytyçin për dëshmitë e tyre.

“Kam qenë në Kosovë shumë herë, kam qenë me miqtë e mi Bajraktari. Më kujtohet më 1999 në Pejë ku secila shtëpi, secili shqiptar kishin braktisur shtëpitë dhe serbët ua kishin djegur shtëpitë. Unë ende i kam dëshmitë. E përgëzoj zonjën Krasniqi dhe z. Bytyci për dëshmitë. Ka aq shumë krime kundër shqiptarëve që kur e shohim çfarë ka bërë Bashkësia Ndërkombëtare, e shohim se ka një mospërputhje”, është shprehur Engel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat