Injorojnë presidenti Thaçi, “temena” për kryeministrin Haradinaj

Aktuale

Injorojnë presidenti Thaçi, “temena” për kryeministrin Haradinaj

Më: 30 prill 2019 Në ora: 20:12
Pritja e Haradinajt

Gjatë pritjes në samitin e Berlinit të liderëve ballkanik, kancelarja Gjermane Merkel dhe presidenti Macron kishin dal në hyrje dhe po prisnin e rrespektonin liderët një nga një.

Interesante ka qenë se kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj e kanë trajtuar në mënyrë më të veçantë në krahasim me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Nuk mund të themi nëse kjo ka qenë me ndonjë qëllim të caktuar, por ajo që shihet në video është se dy liderët europian me presidentin Thaçi sikur nguten të “kryejnë punë” sa më shpejt, ndërkohë që kryeministrin e vendit e kanë trajtuar më me delikatesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat