Osmani: Kosova s’është shportë me molla e dardha, të largohet mendësia se duhet dhënë diçka

Aktuale

Osmani: Kosova s’është shportë me molla e dardha, të largohet mendësia se duhet dhënë diçka

Më: 30 prill 2019 Në ora: 21:28
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani duke folur sonte në Debat Plus për cështjen Kosovë-Serbi, thotë se vendi jonë nuk duhet të japë asgjë në këmbim të njohjes dhe integrimit evropian.

Ajo thotë se Kosova nuk është ‘shportë me molla  e dardha’ dhe se logjika për dhënien e diçkaje duhet të largohet, transmeton Periskopi.

”Në një proces  të tillë me Gjermaninë  dhe Francën, shihet se është cështje serioze. Nuk janë pajtuar me Mogherinni që kjo cështje të hapet. Logjika e Serbisë me  dhënë dicka, duhet të largohet nga mendjet  tona. Sikur Kosova të jetë shportë me molla  e dardha. Nuk është Kosova prej së cilës duhet të merret diçka’’, tha sonte Osmani.

Tutje ajo thotë se nga dialogu ka përfituar veç Serbia.

‘"Për Kosovën është hapë cështja e vizave dhe ende nuk është mbyll. Është problem edhe pse është lidh me procesin është dalë nga binarët, por kqyrni cka mundeni me marrë nga Kosova. Dëmi më i madh është mënyra se si është keqpërdor nga Serbia, ndërsa  vendi jonë nuk ka arritur t’ikundërpërgjigjet njëjtë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat