Kjo është historia e manipulimeve të Thaçit për taksën

Aktuale

Kjo është historia e manipulimeve të Thaçit për taksën

Më: 30 prill 2019 Në ora: 21:45
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Me të ateruar në Aeroportin e Prishtinës, Presidenti Thaçi kishte përgatitur një përgjigje për kryeministrin Haradinaj rreth taksës.

Në intervistën dhënë Televizionit 7, Kryeministri Ramush Haradinaj tregoi se presidenti Hashim Thaçi e Kryeminstri Edi Rama e kanë vënë me shpatulla pas murit në Berlin, në prezencë të liderëve të tjerë, duke i thënë që ta heq taksën.

Haradinaj tha se derisa kishin takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ai kishte pasur presion të shtuar nga Thaçi dhe Rama.

““Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së vështiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj. 

Thaçi organizoi konferencë për media, e aty tha se në Berlin ai u ka thënë se taksa nuk do të hiqet.

“Pozicioni i Kosovës ka qenë shumë i qartë. Dialogu mund të vazhdojë i pakushtëzuar. Taksa ka qenë e duhur dhe duhet të mbetët në fuqi. Ai propozim i Hoxhajt për 10 për qind dhe 100 për qind i z. Veseli ka qenë i duhur”, është shprehur Thaçi.

Vetë presidenti Thaçi fillimisht kishte heshtur për disa ditë kur u vendos taksa prej 10 për qind, e pastaj meritat për sanksionimin e Serbisë po ia linte zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj nga radhët e PDK’së. Më vonë edhe  kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kur u rrit presioni ndërkombëtar për heqjen e taksës, e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zmbraps presidenti Thaçi, e edhe Veseli, që thoshte se i ka thënë Haradinajt të mos heq dorë nga taksa.

Thaçi dhe Veseli kërkonin që taksa të taksa të pezullohej, pasi po prisheshin raportet me Amerikën për ‘teket’ e kryeministrit.

Tutje në shkurt kur ai pyetet nga gazetari i Deutche Ëelles nëse është për heqje të taksës, Thaçi thotë se ‘rrugë tjetër nuk kemi se si të lëvizimi përpara përvec një angazhimi të përbashkët të institucioneve të Kosovës dhe atyr ndërkombëtare. Kemi këshillen e SHBA’së, e Gjermanisë dhe të Bashkimit Evropian, njerëzit dhe miqtë që i kam takuar në Bruksel kërkojnë që ky përcepsion që Kosova po e pengon dialogun duhet të hiqet. Të jepet një mundësi me një pezullim të përkohshëm të kësaj cështjeje”.

Thaçi po fliste gjithmonë për heqje të taksës, por asnjëherë eksplicitë. Arsyetimin e tij për heqjen e taksës e përshkruante me “duhet t’i dëgjojmë ndërkombëtarët, duhet t’i ruajmë raportet me SHBA’në.

Pas një takimi me Federica Mogherinin, Thaçi bënte thirrje që të respektohen këshillat e BE’së dhe të SHBA’së. Të dyjat po këshillonin për heqje të taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Përkundër mirëkuptimit nga ana e saj [Mogherinit], mesazhi ishte i qartë: “Dialogu duhet të vazhdojë dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që pengojnë vazhdimin e tij”. Prandaj, pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së”, shkroi presidenti në shkurt.

“Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira. Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut. Ky veprim demonstron përkushtimin tonë për marrëveshje paqësore dhe për më tepër, ruan dhe forcon aleancën tonë me BE-në, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë me SHBA-në”, thuhej më tej në postimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat