Hajdar Beqa ka dy fjalë për Ramën dhe Thaçin, mos t’i japim shans Serbisë...

Aktuale

Hajdar Beqa ka dy fjalë për Ramën dhe Thaçin, mos t’i japim shans Serbisë...

Më: 30 prill 2019 Në ora: 22:00
Hajdar Beqa

Kryeministri Ramush Haradinaj,  një ditë nga Samiti i Berlinit deklaroi se  ka dalë keq në dialogun atje, sepse ‘u la’ në baltë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Për këtë të fundit, tha se  i bënte më shumë presion se të gjithë udhëheqësit e tjerë botërorë për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe. Sipas tij, kjo ndodhi në takimet informale me nikoqirët Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Këto zhvillime për media i ka komentuar edhe deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa. Sipas tij, qëndrimet e Thaçit dhe Ramës ishin publike dhe se i mbështetë ato.

Beqa thotë se në deklaratat publike nuk ka parë presion ndaj Haradinajt për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

‘’Realisht në takimet zyrtare që i kam përcjell nuk ka pasë presion, unë ato nuk muj me i interpretu, nuk e di qysh kanë qenë ato pjesë. Qjanë kanë  qenë publike edhe të Edi Ramës,edhe të Hashim Thaçit.  Unë i përgëzoj për qëndrimet që kanë pas në Samitin e Berlinit. Mendoj që duhet me kanë  faktori i brendshëm dhe duhet t’i analizojmë të gjitha veprimet, që mos me i dhanë Serbisë mundësinë me përfitu nga veprimet tona’’, thotë Beqa.

Tutje ai mendon se paraqitja e delegacionit kosovar ka qenë dinjitoze.

‘Deklarata zyrtare mendoj që delegacioni i Kosovës ka qenë në nivel të lartë mendoj që e ka kry punën e vetë, se normal që edhe BE në këtë rast duhet me përkrahë Kosovën në proceset integruese në vecanti për liberalizimin e vizave , te njohja e Kosovës nga Serbia dhe deri te antarësimi ne OKB dhe organizatat e tjera politike ndërkombëtare.

Beqa i përgëzon nikoqirët e samitit dhe kontributin e tyre për hapat e Kosovës drejt BE’së.

E përgëzoj kancelaren Merkel dhe presidentin e Franccës që kanë qenë nikoqir. Mendoj që është për t’u vlerësuar dhe mendoj që ka me dhanë kontribut edhe në hapat ma tutje të Kosovës. Ne e dimë që BE është në proces zgjedhor dhe duhet me marrë vendime të mëdha,  por megjithatë mendoj që Kosova duhet t’i harmonizojë agjendat e brendshme me BE dhe me SHBA dhe me mbyll apo me normalizu raportet me shtete fqinje, vecanërisht me mes Kosovës dhe Serbisë,  normalizim i raporteve me një njohje reciproke’’.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot pas kthimit nga Berlini thase taksa mbetet, ndërsa kërkon dialog pa kushte.

Tutje ai u shpreh se Kosova u paraqit mirë në Berlin, ndërsa pret rezultate konkrete në takimin e Parisit, në 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat