Tomë Gashi pyetet nëse do të hyjë në VV, tregon se çka mendon për Albin Kurtin

Aktuale

Tomë Gashi pyetet nëse do të hyjë në VV, tregon se çka mendon për Albin Kurtin

Më: 1 maj 2019 Në ora: 00:54
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi është pyetur nëse do të hyjë në politikë e nëse do t’i bashkohet radhëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se “në Lëvizjen Vetëvendosje ka njerëz që s’pajtohem me ta”.

“Për mua Lëvizja Vetëvendosje përfaqësohet nga Albin Kurti”, është shprehur ai.

Gashi ka thënë fjalë të mëdha për Kurtin. “Pas Edi Ramës, është shqiptari më i mençur që kemi tani për tani”, ka deklaruar ai.

Por, Gashi nuk ka mohuar nëse do të hyjë në politikë, apo nëse do t’i bashkohet partisë së Kurtit.

“Besoj që koha mund të jetë që strukturat politike të ndryshojnë, që të vijnë njerëz të rinj në politikë, që ia duan të mirën këtij vendi”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat