Milaim Zeka zbulon arsyen pse Ramush Haradinaj do të duhej ta refuzonte shkuarjen në Berlin

Aktuale

Milaim Zeka zbulon arsyen pse Ramush Haradinaj do të duhej ta refuzonte shkuarjen në Berlin

Më: 1 maj 2019 Në ora: 07:22
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuluar arsyen se pse kryeministri Haradinaj do të duhej ta refuzonte shkuarjen në Berlin.

Ai përmes profilit të tij, thotë se mos shkuarja në Berlin e Haradinajt do të ishte shumë më mirë, edhe për të, po edhe për Kosovën.

Ja shkrimi i Zekës:

Pse Haradinaj nuk do duhej te ishte ne Berlin?!

Kryeministri i vendit ka nje dhe vetem nje qendrim ne raport me Serbine, me dialogun, me Mogerinin, e sidomos per taxen 100 perqind.

Te gjithe e njohin kete qendrim, ashtu sikurse qe te gjithe e njohin qendrimin e Thaçit dhe Veselit, te cilet nderkombetareve ju thone se duhet te hiqet taxa, ndersa opinionit vendor i thone se mire eshte qe nuk po heqet taxa.

Te njejtin qendrim me dy biga e mbajti Thaçi ne Berlin. Tjeter gje i deklaronte Merkelit dhe presidentit francez, krejte diçka tjeter deklaronte perpara gazetareve. Brenda fliste si president, ndersa perpara gazetareve fliste si kryetar i PDK se.

Nje fjale e urte popullore thote: Dy bostana (shalqinje) nuk mbahen me nje dore. Thaçi po e provon nje gje te tille qe dy vite. Mirepo kryeministri Haradinaj po ta refuzonte shkuarjen e tije ne Berlin, besoje qe do te ishte shume me mire, edhe per te, po edhe per Kosoven.

Thenjet e gazetave boterore se me lehte eshte me binde Kosoven dhe Serbine, se sa Thaçin e Haradinajne, nuk i bejne ndere vendit tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat