Thaçi vazhdon goditjet ndaj Samitit: Në Berlin kishte vetëm fjalime të zbrazëta

Aktuale

Thaçi vazhdon goditjet ndaj Samitit: Në Berlin kishte vetëm fjalime të zbrazëta

Më: 1 maj 2019 Në ora: 10:29
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur rreth Samitit të Berlinit.

Në një intervistë për prestigjozen Financial Times, Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur rreth Samitit të Berlinit.

Ai e ka përshkruar Bashkimin Evropian si shumë të dobët, të ndarë nga brenda dhe të shqetësuar nga popullistët në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mbahen në maj.

Thaçi intervistën e ka dhënë në Berlin, aty ai e ka lavdëruar zgjidhjen e çështjes së emrit për Maqedoninë e Veriut, duke cituar diplomacinë e koordinuar mirë mes SHBA’së dhe BE’së. Mirëpo një bashkëpunim i tillë ka thënë ai që mungon në çështjen e zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pa përfshirjen dhe rolin drejtues të SHBA’së, unë jam skeptik që dikush nga BE’ja mund të bëjë diçka. Roli i SHBA’së është vendimtar për një zgjidhje.”, thotë ai.

“Ajo çka ne po synojmë është njohja e Kosovës nga Serbia, dhe kështu rruga për antarësim në BE do të jetë e hapur për të dy shtetet. Por nuk do ketë kompromis për pavarësinë e Kosovës, përndryshe do të mbesim në një konflikt të ngrirë që do kishte pasoja për të ardhmen dhe do kishte mundësi për konflikt të ri.”, shton tutje presidenti i Kosovës.

SHBA’ja është e shqetësuar për ndikim e Rusisë dhe Kinës në Ballkan, thotë mediumi. Andaj ata madje kanë konsideruar një zgjidhje me shkëmbim të territoreve si pjesë e një marrëveshje të përgjithshme që do i hapte rrugë të dy vendeve për antarësim në organizata perëndimore.

Gjermania ka rritur shqetësimet rreth implikimeve të ndërrimit të kufijve në Ballkan. Por qeveritë e tjera të shteteve anëtare të BE’së duken më të heshtura rreth kësaj ideje.

Rreth takimit të liderëve në Berlin Thaçi është shprehur kështu:”Jo vetëm unë, por të gjithë ne nga regjioni u ndamë të dëshpëruar nga takimi në Berlin. Nuk kishte asgjë konkrete, vetëm fjalime boshe.”

“BE’ja është shumë e dobët dhe nuk është e bashkuar… Ata janë të okupuar me zgjedhjet në parlamentin e tyre dhe të frikësuar për rezultatin eventual. Andaj të gjithë po veprojnë në një mënyrë taktike dhe politike, dhe nuk po mendojnë strategjikisht.”, shtoi në fund Thaçi.weet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat