Krasniqi: Nisma Socialdemokrate dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari

Aktuale

Krasniqi: Nisma Socialdemokrate dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari

Nga: Z.B Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:44
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se Nisma Socialdemokrate dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të ndryshojë jetën duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij, ngase siç ka shkruar ai, se do t’a ndihmoj çdo të re apo të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se, “I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze, çdo të riu e punëtori që donë të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate për ndryshime se nuk do të pendohen”.

Krasniqi ka thënë se Nisma do t’i ndihmoj mediet e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të shkruar e folur lirshëm, për të thënë me guxim e kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medias.

Postimi i plotë:

Apeli i Socialdemokratëve në Ditën Ndërkombëtare të punës

Nisma Socialdemokrate dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të ndryshojë jetën duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij.

Nisma do të ndihmoj çdo të re apo të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë.

I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze, çdo të riu e punëtori që donë të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate për ndryshime se nuk do të pendohen.

Kërkojmë nga çdo familjeje punëtore që donë të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë ekonomike e sociale t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve.

I premtojmë çdo punëmarrësi se Nisma do t’i ndihmoj në ndryshimin e kushteve të punës për punëtorin dhe çdo sipërmarrësi që angazhohet të ndryshojë cilësinë e shërbimit a të teknologjisë që i duhet për suksesin në investime e prodhim.

I premtojmë çdo organizate joqeveritare që do të ndryshojë sado pak shoqërinë tonë të prapambetur ekonomikisht se me ne vjen ndryshimi i duhur për Kosovën.

Nisma Socialdemokrate dëshiron t’ i ndihmoj cilitdo komunitet të organizuar që synon të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike se do ketë mbështetjen tonë.

Nisma do t’i ndihmoj mediet e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të shkruar e folur lirshëm, për të thënë me guxim e kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medias.

Nisma do t’i ndihmoj çdo intelektuali a akademiku, mjeku a juristi, ekonomisti a shkencëtari që pretendon të ndryshojë politikën qeverisëse, cilësinë e jetës, të punës, të dijes e të shkencës, të arsimit e të shëndetësisë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat