Nesër mbahet programi orientues për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore

Aktuale

Nesër mbahet programi orientues për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore

Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:11
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në koordinim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Prokurorinë e shtetit, Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës nesër pritet të mbajnë një takim të përbashkët.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e KQZ-së, në takim do të diskutohet për programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me 19 maj, ndërsa pjesëmarrëse në këto zgjedhje do të jenë tri subjekte politike, PDK, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore do të mbahen me 19 maj, ku të drejtë vote kanë mbi 58 mijë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat