Kush gënjen, Edi Rama apo Ramush Haradinaj?!

Aktuale

Kush gënjen, Edi Rama apo Ramush Haradinaj?!

Më: 2 maj 2019 Në ora: 00:36
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë sot në një shpjegim të gjatë se kryeministri Kosovar është një gënjeshtar që e bën këtë për të dalë burrë i mirë para popullit.

Përplasja mes tyre lindi pas samitit të Berlinit. Në një intervistë për televizionin e Kosovës T7 shefi i qeverisë deklaroi se gjatë mbledhjes së liderve Ballkanikë Rama dhe Hashim Thaçi i bënin atij më shumë presion se Merkeli dhe Makroni për të hequr taksën për produktet serbe.

(Fjala e Haradinajt për taksën duke filluar nga minua 8:00 e videos së më poshtme)

Natyrisht akuza për Ramën ishte e rëndë sepse në manifestime folkloriko -patriotike si ato të nëntorit të shkuar në Pejë ai e kishte mbështetur fort taksën 100%, shkruan Lapsi.al

Prandaj ai sot ka shkruar një letër të gjatë ku e akuzon Ramush Haradinaj për dy gjëra që nuk mund të rrinë me njëra tjetrën : edhe se ka nxjerë sekretet edhe bisedimeve mes liderve edhe se ka gënjyer. Por në fakt vetëm njëra prej këtyre akuzave mund të qëndrojë, sepse po qe se ka gënjyer për të dalë patriot, Ramushi nuk ka shkelur asnjë kod konfidencialiteti.

“Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i’a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.
Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove-Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!
I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem » ka sqaruar Rama.

Po nga thëniet që kemi në dorë si mund të kuptohet e vërteta? Lapsi.al është munduar ta bëjë këtë duke i krahasuar imtësisht dy qëndrimet.

Së pari, edhe nga ato që thotë vetë, Rama e pranon se në momentet kur ka hapur gojën ka kërkuar të njëjtën gjë si Makroni dhe Merkeli, pra pezullimin e taksës. Në këtë pikë duket qartë që Haradinaj nuk gënjen kur thotë se dy patriotët e tij i kërkonin në gjuhë të hyuaj të njëjtën gjë me kancelaren dhe presidentin.

Së dyti, megjithëse Rama ka marë rolin e mësuesit të edukatës për ti mësuar kodet e sjelljes homologut të tij, se as bisedat konfidenciale mes miqve e aq më pak ato mes udhëheqësve shtetërorë nuk nxirren në Pazar, po të krahasohen të dy deklaratat ai ka nxjerrë shumë me tepër sekrete se Ramushi. Pra ai e ka thyer më brutalisht atë kod që kërkon të respektohet prej tjetrit.

Së treti, Rama përdor në arsyetimin e tij edhe meskinitete të tipit se njësoj si nga Ramushi ai u sha edhe nga Vuçiçi. Por sado patetik që të jetë ky argument ai as nuk zbardh as nuk ndriçon gjë në lidhje me faktin se a i ka bërë ai apo jo presion për pezullimin e taksës,

Dhe më e bukura është mënyra se si e tregon ngjarjen Edi Rama. Po të shihet me vëmendje ai thotë se e ka hapur gojën shumë pak vetëm për ti kërkuar Merkelit dhe Makronit të impenjohen personalisht në dialogun Kosovë Serbi. Dhe një paragraf më poshtë ai rrëfen si me stil se ata pasi dëgjuan Ramën premtuan se do ta bënin këtë.

Mjaftojnë këto katër detaje, si dhe fakti se Rama e akuzon Ramushin edhe si gënjeshtar edhe si nxjerrës sekreti për të kuptuar çdo kush se cili është ai që gënjen në këtë ballafaqim faktesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat