Haradinaj: Samiti i Berlinit e ka qartësuar se më nuk bisedohet për kufijtë e as për taksën

Aktuale

Haradinaj: Samiti i Berlinit e ka qartësuar se më nuk bisedohet për kufijtë e as për taksën

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në konferencën e tij të parë pas samitit të Berlinit, tha se është qartësuar qe nuk ka nevojë të diskutohet për taksën më, dhe se nuk ka pse të bisedohet më për idetë për kufijtë.

 "Duhet si Kosovë t’i shprehim falënderim kancelares Merkel, Gjermanisë për marrjen e kësaj iniciative dhe presidentit të Francës. Samiti e ka stabilizuar rajonin, procesin. Takimi i Parisit që do të mbahet është ngjarje bilaterale Kosovë-Serbi. Kosova duhet tani të plotësojë formatin e vet, sepse tani bëhet fjalë për dialog, e aty duhet të jenë edhe kryesuesit e delegacionit shtetëror. Përveç krerëve institucional, do të ishte mirë të vijnë edhe opozita. Është qartësuar që s’ka nevojë të diskutohet për taksën sepse dialogu po vazhdon. Nuk shkojmë më për të biseduar për kufij. Ne kemi dhënë konfirmim për takimin e Parisit, kam kërkuar që nga pala e Kosovës të paraqiten edhe kolegë të tjerë. Macron e ka pranuar këtë. Idetë e kaluara kanë shtyrë që të ndërrohet  formati i dialogut, diskutimet për kufijtë kanë bërë që dialogu të hiqet nga formati i kaluar. Jem i në situata shumë më serioze dhe më të qëndrueshme”, tha Haradinaj.

Haradianj u pyet edhe për reagimin e kryeministrit Edi Rama në Facebook, ku ka shkruar se Haradinaj ka gënjyer.

Kryeministri i Kosovës  për këtë e  përdori një thënie të At Zef Pllumit.

 "Do t’ua  tregoj të vërtetën edhe kur ju pëlqen edhe jo, do ta bëjë edhe në të ardhmen. ‘Rrno për me tregu’, ka thënë At Zef Pllumi.

Në lidhje me taksën Haradinaj tha se kërkesa që ajo të pezullohet nuk është e re.  "Pozicioni im nuk është i ri, është i qëndrueshëm", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat