Veseli: Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm

Aktuale

Veseli: Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm

Nga: A.SH Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:30
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur, si dhe organizatat e shoqërisë civile me qëllim krijimin e një gjykate për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Unë tashmë kam filluar iniciativën për këtë qëllim”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Postimi i plotë:

Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm. Dhe ne, si shtet, kemi obligim ta bëjmë të pashmangshëm. Unë tashmë kam filluar iniciativën për këtë qëllim. Për këtë, sot kam takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur, si dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë punuar me vite të tëra në fushën e drejtësisë tranzicionale.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat