Korrupsion për pranimin në universitet, prindërit pranojnë fajësinë - Bota Sot
Korrupsion për pranimin në universitet, prindërit pranojnë fajësinë

Aktuale

Korrupsion për pranimin në universitet, prindërit pranojnë fajësinë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Një çift, prindër nga Kalifornia të akuzuar se kanë paguar ryshfet për pranimin e fëmijëve të tyre në universitetet më prestigjioze amerikane, pranuan fajësinë dhe do të bashkëpunojnë me hetuesit, gjë që mund të çojë në akuza të reja.

‘’Bruce Isackson, një profesionist në fushën e pasurive të patundshme, 62 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Davina Isackson të dy bashkë pranuan fajësinë për komplot për transferimin e fondeve për qëllime të paligjshme’’, njoftoi zyra e prokurorit federal të Bostonit, i ngarkuar me hetimin.

Bruce Isackson pranoi gjithashtu edhe dy akuza të tjera, përfshirë pastrimin e parave.

Sipas aktakuzës, çifti Isackson kishin paguar në total 600.000 dollarë për të siguruar pranimin e vajzës së madhe në universitetin e UCLA-s, më pas të vajzës së dytë në Universitetin e Kalifornisë së Jugut (USC), dy fakultete prestigjioze të Los Angeles.

Masa e dënimit do të jepet më 31 korrik.

Ata janë prindërit e vetëm në mesin e 33 të akuzuarve në këtë skandal, të cilët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me hetuesit, që mund t’i vijë në ndihmë këtyre të fundit për të mbledhur prova të mjaftueshme për vënien nën akuzë të prindërve të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...