Thaçi: Mërgimtarët janë sakrifica më sublime për familjet tona

Aktuale

Thaçi: Mërgimtarët janë sakrifica më sublime për familjet tona

Më: 2 maj 2019 Në ora: 20:15
Foto nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli, kanë ngushëlluar sot familjen Zeqiraj ne Skenderaj, pas ndarjes nga jeta të djalit të kësaj familje, Ardianit.

Gjatë qëndrimit në familjen e Hazir Zeqirajt, presidenti Thaçi tha se vëllai i Armendit, Ardiani ishte vërtet hero i punës.

“Mërgimtarët janë sakrifica më sublime për familjet tona, prandaj ikja e hershme e Ardianit ka tronditur gjithë Kosovën. Me lejoni që në emrin tim personal, familjes dhe Presidencës, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, tha presidenti Thaçi.

Me presidentin Thaçi ishin dhe kryeparlamentarin Veseli, ishte edhe ish-kyretari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Po sot, për ngushëllime ishte edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe i gjithë stafi i Komunës.

Jashari me këtë rast ka theksuar se forca e dhimbjes duhet të shndërrohen në dashuri për gjeneratat e ardhshme.

Ardian Zeqiri ka humbur jetën tragjikisht të shtunën në Zvicër, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat