Haradinaj: Unë mësova zanat në Zvicër, s’është tragjik largimi i të rinjve

Aktuale

Haradinaj: Unë mësova zanat në Zvicër, s’është tragjik largimi i të rinjve

Më: 2 maj 2019 Në ora: 21:18
Ramush Haradinaj

Kryeministrit Ramush Haradinaj nuk po i duket diçka e keqe ikja e të rinjve për në shtetet e perëndimit. Ai madje i ka inkurajuar ata të shkojnë dhe të punojnë në vendet si Gjermania. Sipas tij kjo është një shkollë e jetës.

Ai ka treguar se edhe vetë kur ka qenë i ri ka punuar në ndërtim kulmesh në Zvicër.

“Nuk e di pse duhet me marrë tragjike këtë punën e shkuarjes në Gjermani për punësim. Unë mendoj që edhe kjo është një shkollë e jetës. Falënderoj Gjermaninë për vizat e punës dhe mendoj që kjo është një mënyrë e aftësimit. Nëse një i ri kosovar shkon me punu në një fabrikë, ai aty e mëson sistemin e punës”.

“Unë vetë kam mësuar zanat në Zvicër. Edhe sot e kësaj dite di me vendosë izolim të kulmeve, di me vendosë dyer e dritare, di me punu me kulme, pra me mbete pa punë e gjej një punë”, deklaroi Haradinaj.

“Shpresoj që të rinjtë të Kosovës për gjatë gjithë kohës që nuk e kanë një vend të punës në Kosovë shpresoj që këto vende të punës me i gjet në tregje të tjera”, ka thënë ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në pjesën përmbyllëse të Konferencës “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike” e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat