“Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave, asnjë vrasje politike nuk është zbardhur”

Aktuale

“Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave, asnjë vrasje politike nuk është zbardhur”

Nga: H.O. Më: 2 maj 2019 Në ora: 21:51
Ilustrim

Sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ua ka uruar qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave. Qytetarët e kanë parë si një tallje të re të krerëve të shtetit, pasi me këtë deklaratë janë ‘ushqyer’ tash e disa vite. Komentet e qytetarëve në rrjetet sociale ishte nga më të ndryshmet.

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Zogaj thotë se krerëve shtetëror të Kosovës çështjen e liberalizimit të vizave u ka dalur “dardhë me bisht” sepse kanë marrë si çështje lehtë të realizueshme dhe, në vend se të angazhohen për t’i përmbushur detyrimet  funsksionale të shtetit ligjor të Kosovës, ndaj bashkësisë ndërkombëtare, siç është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, stabiliteti politik, eliminimi i dukurive negative me rrezikshmëri të lartë destanilizuese për vendin dhe regjionin, etj. udhëheqja e Kosovës është mjaftuar me deklarata premtuese vetmashtruese.

“Domosdo që liberalizimi vizave nuk ka ndodhur sepse Kosova nuk e meriton ende heqjen e vizave. Asnjë nga vrasjet politike nuk është zbardhur, asnjë nga profiterët e shumtë të luftës dhe të pasluftës nuk ka dalur para drejtësisë, mbi 700 mijë lëndë gjyqësore flejnë qëllimshëm për t’u shpallur të vjetëruara, etj. etj. Prandaj, si u bëka heqja e vizave për një vend me këtë gamë të problemesh?! Jo, Kosova ende nuk e meriton heqjen e vizave, dhe heqja nuk duhet të ndodh shpejt, pavarësisht se çfarë deklarojnë krerët e shtetit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat