Isa Mustafa: Kadri Veseli është dorëzuar plotësisht ndaj Ramush Haradinajt

Aktuale

Isa Mustafa: Kadri Veseli është dorëzuar plotësisht ndaj Ramush Haradinajt

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:16
Isa Mustafa

Kryetari i LDK Isa Mustafa ka folur për zhvillimet politike në vend.

Mes shumë temave që janë trajtuar në këtë intervistë, Mustafa është pyetur edhe për raportet mes koalicionit qeverisës, posaqërisht mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetatarit të PDK’s, Kadri Veseli.

Sipas Mustafës, Veseli tashmë është plotësisht i dorëzuar ndaj Kryeministrit Haradinaj.

“Veseli është totalisht i dorëzuar në raport me vendimet qeverisëse që po merr Haradinaj. Nese nuk është ndonjë marrveshje e fshehur mes tyre, që në këtë mënyrë të bëjnë lojën, gjë që ka mundësi që qeverisja Haradinaj kësisojë i konvenon, atëherë Veseli po duket jo vetem i dorëzuar, por edhe i paguximshëm ndaj Ramush Haradinajt”, ka thënë Mustafa në intervistën për KTV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat