Porosia e Isa Mustafës për Lutfi Hazirin e Vjosa Osmanin

Aktuale

Porosia e Isa Mustafës për Lutfi Hazirin e Vjosa Osmanin

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:16
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur përsëri rreth zgjedhjeve të brendshme në partinë e tij.

Ai ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të kandidojnë, por ka shtuar se më mirë është që në këtë fazë të merren vetëm me zgjedhjet në degë e nëndegë.

“Kur të përfundohet kjo, pastaj çdo njëri e ka rrugën hapur, por s’mund të garantojmë kush mund t’i marrë votat për të hyrë në proces të votimit të fshehtë e kush jo sepse është çështje e delegatëve që vijnë nga degët e LDK-së”, ka thënë ai.

Mustafa i është referuar zyrtarëve të LDK’së, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani, që janë bërë pjesë e debatit për kryetar të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat