Murtezaj: S’pres kornizë të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Paris

Aktuale

Murtezaj: S’pres kornizë të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Paris

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:09
Valon Murtezaj

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se aktualisht ka një fazë të negocimit për negocimin dhe se në Paris nuk pritet ndonjë kornizë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk pres kornizë të marrëveshjes në Paris. Jemi në fazën kur po negociohet për negocimin”, është shprehur ai në RTK.

“Këtu nuk po zëvendësohet Brukseli, por po i jepet një fuqi, derisa të kryhen zgjedhjet dhe vijnë njerëzit e tjerë”, ka thënë Murtezaj.

“Por vetë fakti që dy njerëzit më të fuqishëm të Evropës kanë filluar të merren me çështjen, kjo është shumë e rëndësishme”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat