Kusari-Lila tallet me Haradinajn: Sa herë do të na bësh për hair vizat?

Aktuale

Kusari-Lila tallet me Haradinajn: Sa herë do të na bësh për hair vizat?

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:59
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thumbuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, pas deklaratës së tij të sotme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kusari-Lila, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, është tallur me Haradinajn, i cili i uroi qytetarët e Kosovës, duke thënë se nga Gjermania ka marrë një “po” të madhe për heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian për qytetarët e Kosovës.

Deputetja e Alternativës ka thënë se Haradinaj tashmë i ka uruar kosovarët shumë herë për vizat, në vite të ndryshme.

“Sa herë do të na bëjë për hair vizat?”, ka pyetur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat