Ngjela: Thaçi e Rama kërkojnë destabilizim

Aktuale

Ngjela: Thaçi e Rama kërkojnë destabilizim

Më: 3 maj 2019 Në ora: 07:14
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” deklaroi se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama kërkojnë destabilizimin e kufijve, njësoj si opozita në vend, destabilizimin e Shqipërisë.

Ngjela: Merkel i tha atij që unë dua Reformën në drejtësi, sepse tani e ke të gjithë parlamentin. Kjo tregon që ky është justifikuar duke thënë se unë nuk kam numrin në parlament. Numrin në parlament ia bënë dhe tani pritet SPAK-u. Nuk ka histori këtu robotët e Saliut për revolucion. Ndërkombëtarët po kërkojnë Reformën, ndërsa merkeli preku problemin e kufijve. Cili është problemi i kufijve? Pse u ngatërrua kryeministri shqiptar dhe presidenti i Kosovës? 

Ishte një nonsens ndërrimi i kufijve, ishte një gjë jologjike, e trashë. 

Ishte me nëntekst destabilizues të paktën në Kosovë. Nga këto kuptohet që edhe Rama edhe Thaçi kërkojnë destabilizimin, njësoj si opozita që po kërkojnë destabilizimin, por pyetja që bëhet është a e bën. Pse e duan destabilizimin? Të shpëtojnë gjendjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat