Sot nisin ditët e arbëreshëve në Kosovë

Aktuale

Sot nisin ditët e arbëreshëve në Kosovë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 08:37
Ilustrim

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, nga data 3 deri më 6 maj organizon “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”.

Grupi i arbëreshëve sot do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha. Ndërkaq, në orën 15:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  në sallën e seancave plenare, për nder të tyre do të mbahet mbledhje e veçantë.

A GJ E N D A

DITËT E ARBËRESHËVE NË KOSOVË

3 – 6 maj 2019

Dita e parë: e enjte - 2 MAJ 2019                                                              

14:35 – Arritja në Tiranë;

19:00 – Arritja në Prishtinë dhe akomodimi në hotel i grupit të parë të  arbëreshëve;

Dita e dytë: e premte - 3 MAJ 2019                                                                         

09:00 – Arritja në Portin e Durrësit;

12:30 – Arritja në Prishtinë dhe akomodimi në hotel i grupit të dytë të arbëreshëve;

13:00 – 14:30 – Dreka dhe vizita në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ;

15:00 – Mbledhje e veçantë në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

20:00 – Darkë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës: Fjalim nga  Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, zv. Kryeministri/Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Dardan Gashi, (Hotel |Emerald”);

Dita e tretë: e shtunë - 4 MAJ 2019                                                  

7:00-8:00 – Mëngjesi;

11:00 - Takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës;

12:30 – Vizitë në Muzeun e Kosovës, New Born- Heroina, në sheshin  ‘’Skënderbeu’’, sheshin -‘’Ibrahim Rugova’’;

Pritja nga Presidenti i Republikës së Kosovës – (TBC)

19:00 – Performancë  nga Ansambli i Arbëreshëve dhe “Shota” në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’;

21:00 – Darkë nga Ministri i MKRS-së, z.Kujtim Gashi.

Dita e katërt: e diel - 5 MAJ 2019                                                                              

7:00-8:00 – Mëngjesi;

10:00 – 11:00 – Vizitë në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë;

11:30 – 12:30 – Vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës;

13:00 – 14:00 – Dreka;

15:00 – Takim me Kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz;

18:00 – Vizitë te varri i Presidentit Ibrahim Rugova  dhe te Rezidenca e Presidentit Ibrahim Rugova;

20:00 – Darka nga Zv. kryeministri/Ministri z. Dardan Gashi dhe ndarja e dhuratave protokollare për arbëreshët;

Dita e pestë: e hënë - 6 MAJ 2019                                                                                                            

7:00-8:00 – Mëngjesi;

09:00 – Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit;

10:00 – Vizitë në Qendrën dhe monumentet historike të Prizrenit;

12:00 – 13:00 – Dreka;

13:30 – Nisja e grupit të arbëresheve nga Prizreni për në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat