Lojtarët për ndarjen e Kosovës në Tiranë! Çka pritet pas takimit Mogherini, Vuçiqi, Thaçi e Haxhiu për Kosovën?

Aktuale

Lojtarët për ndarjen e Kosovës në Tiranë! Çka pritet pas takimit Mogherini, Vuçiqi, Thaçi e Haxhiu për Kosovën?

Nga: N.Sh Më: 3 maj 2019 Në ora: 08:54
Mogherini, Vuçiqi, Thaçi e Haxhiu

Gjatë ditës së djeshme është raportuar në media, se Tiranën do ta vizitoj Përfaqësuesja e Lart e BE-së, Federica Mogherini, por edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Vuçiqi, së pari do të vizitoj Italinë ku do të takohet me zëvendëskryeministrin Matteo Salvini, e menjëherë pas këtij takimi do të niset drejt Tiranës, në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar që zgjat dy ditë.

Në këto takimet e Vuçiqit, temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesor dr. Binak Maxharraj e ka komentuar këtë takim të Tiranës, ku thotë se, lojtarët për ndarjen e Kosovës, do të jenë përsëri në shtetin shqiptar.

“Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini (e cila e bëri faqen e zezë me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë) do të mbërrijë në Tiranë në kuadër të procesit "Brdo-Brioni". Më të marrë vesh për këtë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (i pa ftuar) turr e vapë do të shkojë në Tiranë me u taku me Mogherini pasiqë në Berlin nuk patën kohë të mjaftueshme me u çmallë me njëri tjetrin”, thotë Maxharraj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thekson se, temë e këtij takimi konspirativ midis Mogherinit dhe Vuçiqit do të jetë Kosova, për me pa mundësinë se a do ti vazhdojnë dallaveret e tyre për Kosovë, edhe përkundrejt qëndrimeve të qarta për Kosovën që i morën në Berlin, ku Angela Merkel ua futi shuplaka fytyrës duke ua mshelë gojën.

“Është e pa qartë se a do të vrapon edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me u taku me "miqtë e vjetër" në Tiranë për të lidhe ndoshta një aleancë të re të tyre për Kosovën. Shpresoi se edhe Thaçi do të jetë aty, por me vete do ta merr edhe Baton Haxhiun "diplomatin “e rryer për manipulimet për dhe rreth Kosovës”, potencon profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat