Haradinaj: Liria Shtypit në Kosovë, ka shënuar ngritje

Aktuale

Haradinaj: Liria Shtypit në Kosovë, ka shënuar ngritje

Nga: A.SH Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:18
Ramush Haradinaj

Sot është Dita Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në facebook ka shkruar se, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie e përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie e përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018.

Megjithëse Raporti i Reporterëve pa kufij, për këtë vit ka përmendur përmirësimet në marrëdhëniet mes mediave dhe Qeverisë, duke vënë në dukje se Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi.

Qeveria do ta vazhdojë këtë dialog me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar, duke qenë e vetëdijshme për sfidat që i ka përpara për të krijuar një pasqyrë plotësisht pozitive në progresin e lirisë së shtypit”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat