Telekomi pranë falimentimit, për ministrin Lluka privatizimi zgjidhja ideale

Aktuale

Telekomi pranë falimentimit, për ministrin Lluka privatizimi zgjidhja ideale

Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:37

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është shprehur se Telekomi i Kosovës është pranë falimentimit për arsye të operimit me humbje rreth 15 milionë euro në vit dhe se fatale për Telekomin, sipas tij do të ishte dërgimi tek Përmbaruesi privat vendimin e gjykatës për kontratën me “Z Mobile”. Për këto arsye, zgjedhja ideale për ministrin Lluka do të ishte privatizimi i tij.

Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar, ministri Lluka foli dhe për mbipunësimin, kontratat me palë të treta, asetet e përgjithshme dhe vlerën e përgjithshme të tij. Me këtë rast, ai theksoi se nuk ka autoritet për shkëputje të kontratave të njëanshme dhe se vlera e Telekomit nuk është 26 milion euro, sa ishte deklaruar.  

Lluka: Privatizimi duhet të bëhet sa më shpejt

“Privatizimi i Telekomit duhet të bëhet sa më shpejt sepse është në shërbim të vendit, por dhe në të mirë të punëtorëve dhe stabilitetit të vendit ekonomik. Dhe normalisht të industrisë të telekomunikacionit të vendit, sidomos në kohë kur jemi duke fuqizuar shumë industrinë e TIKu-ut...20:04 ka me u bërë një vlerësim financiar  i Telekomit para privatizimit. Pastaj do të bënim intervenimet, rikonstruktimi, investim potencial që del si pjesë e rikonstruktimit dhe pastaj në fund të bëhet dhe një vlerësim i dytë me pa sa është rritur vlera dhe ku del në privatizim të pranohen ofertat dhe nëse ato janë nën vlerësimin real, mund të mos shkojmë tutje. Kurse nëse janë mbi atë vlerësim real dhe në atë vlerësim real të shkojmë tutje. Shuma e privatizimit nuk mundet me na frikësuar”, tha ministri Lluka.

Kundër kësaj u shpreh deputeti i VV-së, Liburn Aliu i cila tha deklaratat e ministrit janë shumë sipërfaqësore,  sepse të gjithë  janë në dijeni se Telekomi është pranë falimentimit, por se privatizimi nuk është zgjidhje.

Aliu: Pse është Telekomi buzë falimentimit

“Ne e dimë që është buzë falimentimit, neve po na intereson pse është buzë falimentimit. Privatizimi është çështje tjetër. Ne mund të flasim ndonjë herë për privatizim, ne duhet të kemi në këtë komision hetimor pse është buzë falimentimit. Ju në pyetjen tonë se pse është buzë  falimentimit, nuk duhet të na jepni përgjigjen se duhet me privatizu, sepse pikërisht kjo përgjigje. Ne mendojmë që Posta, Telekomi që është buzë falimentimit ka të bëjë me zellin e juaj për privatizim”, u shpreh deputeti Aliu.     

Kërkesë të veçantë për ministrin Lluka pati deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili i kërkoi që të publikohen të gjithë emrat që janë të punësuar në Telekom, meqë thotë se sipas informacioneve që posedon, 12 anëtarë të një familje janë të punësuar në këtë kompani.

Demaliaj: 12 anëtarë të një familje janë të punësuara në Postë

“Këtë listën e punëtorëve mundeni me bërë publike, kërkesë po të bëj, bëje publike në media. Nëse nuk është me të dhëna të klasifikuara. Sepse vitin e kaluar ka ndodhë që me një ligj, 19 mijë e 500 njerëz me të dhëna të klasifikuara që nuk duhet iu kanë shkel të dhënat personale që nuk guxojnë me u përdor iu kanë shkel të dhënat personale dhe është publiku. Nxjerre, jo me tre- katër apo pesë, por unë kam informacione se 12 anëtarë të një familje janë të punësuara në Postë”, tha deputeti Demaliaj.

Për këto punësime dhe për  punësimet e familjarit  të anëtarit të bordit të Telekomit, Lluka tha se nuk është në dorën e tij  të ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, pasi që me këtë çështje jan duke u marrë organet e drejtësisë.

Lluka: Janë respektuar procedurat e punësimit

“ Nuk mundemi me bërë asgjë, për arsye se janë respektuar procedurat e punësimit. Dhe tash mbetët që hetuesia është duke marr me këtë punë dhe gjykata në fund duhet të vendos nëse këto kontrata duhet të shkëputen, apo jo. Telekomi nuk mund të i shkëput”, tha ai

Nga deputetë të tjerë ministrit Valdrin Lluka iu kërkua që të respektohet rezoluta e votuar vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës për Telekomin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat