Eskalimi i protestës në Shtërpcë, Policia: Nuk u përdor dhunë, vetëm sprej

Aktuale

Eskalimi i protestës në Shtërpcë, Policia: Nuk u përdor dhunë, vetëm sprej

Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka njoftuar për protestën dhe bllokimin e rrugës që është bërë sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë.

Sot rreth orës 10:00, në Shtërpcë, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion, kanë protestuar rreth 60 persona, banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishte duke bllokuar rrugën.

Policia kanë njoftuar se në lokacionin e lartpërmendur kanë dalë zyrtarët policor të SP të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt.       

“Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugën”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre.

Deri tani nga mediat është raportuar se nga protesta janë lënduar 20 persona.

***

Protesta që sipas mediave serbe  është bërë për mbrojtjen e maleve të Sharrit dhe shkatërrimit të tyre nga eskavatorët ka eskaluar pas përdorimit të dhunës së Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre raportimeve, Policia e Kosovës përveq gazit lotjellës ka përdorur edhe dhunë fizike, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 20 persona.

Mirëpo kështu nuk po thonë nga Policia e Kosovoës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se Policia kë ndërhyrë vetëm pasi që këta banorë e kanë bllokuar rrugën.

Sipas tij, për shprëndarjen e tyre është përdorur vetëm gazi lotsjellës dhe në asnjë moment dhuna fizike siç pretendohet nga pala serbe.

Nga ana tjetër, ai po ashtu ka bërë të ditur se pas hedhjes së gazit lotjellës, protesta ka përfunduar dhe gjendja tashmë është e qetë pas zhbllokimit të rrugës.

Protesta, sipas raportimeve është zhvilluar kundër ndërtimit të një mini Hidrocentrali në këtë pjesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat