Deputetët e PDK-së pamundësojnë intervistimin e Maxhunit për dëbimin e shtetasve turq

Aktuale

Deputetët e PDK-së pamundësojnë intervistimin e Maxhunit për dëbimin e shtetasve turq

Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:17
Deputetët e PDK-së pamundësojnë intervistimin e Maxhunit për dëbimin e shtetasve turq

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni për herë të dytë kishte ardhur të intervistohej nga anëtarët e komisionit hetimor për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, por që ky raportim dështoi në mungesë të kuorumit.

Derisa Maxhuni ishte prezent në sallë, tek dera po qëndronin deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Hajdar Beqa të cilët nuk u futën brenda sallës, dhe kështu mosprania e tyre në sallë bëri të mbledhja të shtyhet.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla teksa bëri të ditur shtyrjen e mbledhjes për shkak të  mungesës së kuorumit, kërkoi që Maxhuni të paraqitet para komisioni më 7 maj.

Sveçla: Po e shtyjmë këtë mbledhje për 7 maj në orën 09:30

“Fatkeqësisht siç po e shihni nuk kemi kuorum, prandaj mua më duhet ta shtyj këtë mbledhje për një ditë tjetër, iu kërkoj që të vini më 7 maj në orën 09:30, për intervistimin e radhës”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni nuk e konfirmoj paraqitjen e tij në komsion me këtë datë, për shkak të çis tha ai, agjendës.

Maxhuni: Kam agjendë nuk mund ta konfirmoj tani

“Nuk mund ta konfirmoj tani, mundem më vonë sapo të kthehem në zyrë sepse kam agjendë tërë ditën” ,tha Maxhuni.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj shprehu keqardhjen se si deputetët sillën nëpër korridore dhe nuk u bashkëngjiten në sallë.

Ndërsa, nga i pari i AKI-së, kërkoi që në takimin e radhës të jenë prezent edhe dy agjentë të cilët kanë marrë pjesë në deportimin e shtetasve turq.

Selmanaj: Kërkoj që të vijnë edhe dy agjentët që kanë qenë në operacion

“Normalisht që më vije keq për shkak të mos prezencës të deputetëve, të anëtarëve të komisionit përkundër që unë po i dëgjoj se janë nëpër korridore, por nuk po duan të futen brenda. Unë e kam një çështje tjetër normalisht që po e shtyjmë këtë por ne për sot e kemi pasur në agjendë me i intervistua edhe dy agjendë tuaj të AKI-së që kanë marr pjesë drejtpërdrejtë në operacion, por nuk kemi marr përgjigje nga ta fare që të vijnë këtu. Unë po iu lus që në datën  kur do të dakordohemi që ju të gjeni me agjendën tuaj në akordancë t’iu jepni leje që të vijnë edhe ata dy persona, sepse në proces kemi parë që janë persona kyç, që mund të ndikojnë koxha shumë në zbardhjen, në finale të asaj punës tonë“, tha Selmanaj.

E lidhur me këtë kërkesë, drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni tha se ai ka dhënë përgjigjen e tij kohë më parë, dhe me kërkesë të kryetarit të Komisionit Hetimor, Xhelal Sveçla kjo çështje mbeti të diskutohet në mbledhjen e radhës.

Kujtojmë se i fundit që raportoi në këtë komision ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili anëtarët e këtij komisioni se kanë bërë shkelje ligjore duke angazhuar një ekspert ndërkombëtar për përpilimin e një raporti final në lidhje me këtë rast.

Gjashtë shtetasit turq u depërtuan për në Turqi më 29 mars të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat