Kërkohen sqarime nga Limaj e Ahmeti: Këto dy koka të mëdha, kanë diçka për të thënë për Samitin e Berlinit

Aktuale

Kërkohen sqarime nga Limaj e Ahmeti: Këto dy koka të mëdha, kanë diçka për të thënë për Samitin e Berlinit

Nga: A.ZH Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:58
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kanë dhënë versionet e tyre për pjesëmarrjen në Samitin e Berlinit, që u mbajt më 29 prill.

E Petrit Zogaj nga shoqëria civile, po kërkon sqarime edhe nga dy koordinatorët e Kosovës në bisedimet me Serbinë Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Zogaj ka thënë se edhe Limaj dhe Ahmeti duhet të sjellin rrëfimin e tyre për Berlinin, dialogun dhe marrëveshjen finale.

Reagimi i plotë i Zogajt:

Kjo nuk eshte fer, ish dashte qe edhe bashke-koordinatoret Limaj e Ahmeti me e dhene rrefimin e tyre. Edhe keta dy kane dicka me thene per Berlinin, per dialogun e per marreveshjen finale A i kemi votu per kete pune, a kemi nxjerr ligj, a po i paguajme, keto dy koka te medha, me siguri qe jane edhe duke punu shume per kete ceshtje.

Imagjinojeni, kemi Ekip Shteteror per dialogun, e ne fakt krejt cka mundet ky ekip me be eshte me i ndihmu ekipit te Mohgerinit ne tranzicionin e saj gjate kesaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat