Mustafa: Samiti i Berlinit hodhi poshtë çështjen e kufijve

Aktuale

Mustafa: Samiti i Berlinit hodhi poshtë çështjen e kufijve

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:11
Isa Mustafa në një konferencë për media

(E plotësuar) - Pas mbledhjes me kryetarë të degëve të LDK-së, kryetari i kësaj partie Isa Mustafa tha se sot janë hapur shumë çështje të situatës politike në vend, asaj që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi, veçmas për Samitin e Berlinit.

Mustafa tha se Samiti i Berlinit i ka dhënë fund korrigjimit të kufijve, sepse sipas tij, ndryshimi i kufijve është ndryshim i deklaratës së pavarësisë dhe hap çështjen e shtetësisë.

Mustafa: Samiti i Berlinit hodhi poshtë çështjen e kufijve

“Jemi mjaft të kënaqur që Samiti i Berlinit në një formë i ka dhënë kahe kësaj çështje, sepse ka konsideruar se do të ishte e dëmshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin në qoftë se hapen çështjet e kufijve në këtë pjesë. Sepse atëherë nuk do të kemi vetëm me kufijtë e Kosovës, por edhe me kufijtë e vendeve të tjera. Ne si LDK do të angazhohemi që të gjendet zgjidhje sa i përket përfaqësimit të Kosovës në procesin e dialogut. Mbetemi që zgjidhja më e mira është shkuarja në zgjedhje dhe dalja e një qeveria të fortë, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në këtë proces, jo organet tjera jo kushtetuese dhe të cilat na kthejnë para kohës së shpalljes së pavarësisë”, tha Mustafa.

Ai tha se me deklaratën e Pavarësisë, Kosova ka përcaktuar që kufijtë e Kosovës janë ata me marrëveshjen e Vjenës, që është bazë me planin e Ahtisarit. Prandaj, Mustafa tha se Kosova nuk guxon ta rrezikojë shtetësinë e saj.

Mustafa: Kosova nuk guxon ta rrezikoj shtetësinë e saj

“Ne konsiderojmë se kufijtë etnik në Kosovë janë të rrezikshëm ashtu siç janë të rrezikshëm edhe kufijtë të tjerë etnik në vendet e tjera. Prandaj, si të tillë, ne nuk do t’i përkrahim në asnjë variant si LDK. Shtetin tonë domi me pas në këta kufij, në të cilin e kemi shpallë pavarësinë. Ndërkaq, zgjidhjen e problemeve të tjera me Serbinë në proces të dialogut duhet ta bëjmë duke gjetur interesa të përbashkëta, mirëpo në asnjë rast nuk guxojmë ta rrezikojmë shtetësinë e Kosovës”, tha Mustafa.

 Sipas Mustafës, sa i përket taksës, për çdo ditë ka zëra të ndryshëm nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës, dhe kërkoi që institucionet e vendit duhet ta mendojnë mirë këtë çështje, që mos të kushtëzohet dialogu Kosovë-Serbi.

Mustafa: Nuk duhet të lejojmë që dialogu të kushtëzohet

“Sa i përket taksës kemi zëra që vërtet po ndryshojnë çdo ditë. Jeni dëshmitarë, edhe presidenti I vendit dhe kryetari i Kuvendit edhe subjekte të tjera kanë kërkuar që të ndërmerren masa për kërkesat e faktorit ndërkombëtar, sidomos të aleatit tonë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Në deklaratat e fundit të tyre, po del se janë të gjithë kundër heqjes së taksës. Unë mendojmë se institucionet e vendit duhet ta mendojnë mirë këtë çështje. Nuk duhet të lejojmë që dialogu të kushtëzohet, as nga Serbia, as nga të tjerët, por të krijohen kushte që dialogu të zhvillohet”, tha ai.

Mustafa ka mohuar të kenë LDK dhe VV bisedime për ndonjë koalicion parazgjedhor.  Ai tha se me VV-në kanë vetëm bashkëpunim opozitar.

Ndërsa, se kush do të jenë kandidatët për kryetar të LDK-së, ai tha se në momentin që të përmbyllet procesi zgjedhor, atëherë mbete e hapur mundësia për çdo kënd që të kandidojë për kryetar të LDK-së.

Isa Mustafa tha ndër të tjera se temë kryesore  me kryetarë të degëve të LDK-së ka qenë procesi zgjedhor i brendshëm, për gjithsej 38 degë, që tashmë zgjedhjet janë duke u zhvilluar edhe në 16 degë. Mustafa tha se procesi zgjedhor është duke shkuar në mënyrë normale.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK Agim Veliu tha se janë në proces zgjedhor në degë dhe nëndegë, dhe në momentin që të vjen koha, do të deklarohet nëse do të kandidojë ose jo për kryetar të LDK.

***

Isa Mustafa në një konferencë për media ka folur rreth zgjedhjeve të brendshme në LDK, koalicionin e mundshëm me LVV, taksën dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot kishim takim të përbashkët të kryetarëve të degëve të LDK-së dhe degëve të forumit të gruas së LDK-së dhe tëmë qëndrore kishim procesin e zgjedhjeve brenda LDK-së dhe fillimin e zgjedhjeve të degëve të cilat ne i kemi paralajmruar për raundin e dytë në 16 degë në mënyrë që të përbyllim procesin e zgjedhjeve brenda LDK-së në gjithsejt 38 degë.

Procesi zgjedhor është duke shkuar në mënyre normale, kemi përfaqëesim të mirë të strukturave dhe të të gjitha gjeneratave. Kemi vlerësuar se duhet të bëjmë përpjekje për shtimin e përfaqësimit të gruas dhe të rinjve në LDK” ka thënë Mustafa

“Gjatë dy javëve të ardhshme do të mbajmë dy takime të rëndësishme, do ta kemi Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së më 11 maj dhe Kuvendin Punues me datën 18 maj ku do të raportojmë për punën e LDK-së gjatë këtyre 4 viteve”.

I pyetur rreth dialogut me Serbinë, Isa Mustafa është deklaruar se janë kundër cenimit të territorit të Kosovës ne çfarëdo varianti.

“Dialogu me Serbinë duhet të bëhet duke mos prekur çështjen e kufijve, sepse hapja e këtyre çështjeve do të thotë hapje e shtetësisë së Kosovës. Samiti i Berlinit i ka dhënë kahjen e duhur kësaj ideje se kjo temë është e rrezikshme sepse do të jetë problem i madh në Ballkan nëse do të ketë shkëmbime apo çfarë do cenimi të territorit. Ne shohim si zgjidhje të rrezikshme ndryshimin e kufijve sepse me deklaratën e pavarësisë kufijtë janë ata që janë përcaktuar me marrëveshjen e Vienës e cila është baze, planin e ahtisaarit dhe këta kufij janë të 31 dhjetorit 1988 që i ka pasur Krahina Socialiste Autonome e Kosovës. Kufijt etnikë janë të rrezikshëm në kosovë dhe ballkanin perëndimorë dhe nuk do ti përkrahim si LDK në asnjë variant. Shtetin tonë e duam me këta kufij që e kemi shpallur pavarësinë” është shprehur kryetari i LDK-së.

I pyetur se a duhet të pëzullohet taksa në mënyrë që ti hapet rrugë dialogut me Serbinë, Mustafa është shprehur se taksa nuk duhet të përdoret si kusht që të fillojë dialogu.

“Sa i përket taksës, zërat po ndryshojnë, ata që kanë kërkuar heqjen tani kanë ndryshuar mendje, ju e keni parë që tani Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i vendit po paraqiten kundër heqjes së taksës. Nuk duhet të pranojmë kushte për dialog me Serbinë, taksa nuk është vënë si kusht për dialog”.

Albin Kurti në disa deklarata publike ka thënë se ka përafrime me Lidhjen Demokratike të Kosovës, cila është e vërteta dhe a pritet të ketë koalicion mes LDK-së dhe VV-së në zgjedhjet e ardhshme?

“Ne këto relacione i kemi për të bërë opozitë, nuk kemi kurrfar bisedime lidhur me atë se si do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme. Për zgjehdjet e ardhshme vendosin organet e LDK-së. Nëes mendojme se duhet të hyjmë me dikë atëherë ulemi dhe bisedojmë. Ne nuk heqim dorë nga posti i kryeministrit të LDK-së pa marrë parasysh me kënd shkojmë bashkë në zgjedhje. Konsiderojmë qe LDK-ja e meriton me qeverisë vendin. Ne i respektojmë të tjerët por jemi partia më e madhe dhe na takon posti i kryeministrit.” ka përfunduar Mustafa.

Mustafa: Ndryshimi i kufijve është ndryshim i deklaratës së pavarësisë

Pas takimit me kryetarë të degëve të LDK, Isa Mustafa në një konferencë për media tha se temë kryesore ka qenë procesi zgjedhor i brendshëm, në gjithsej 38 degë.

Mustafa tha se procesi zgjedhor është duke shkuar në mënyrë normale.

Në këtë takim sipas kreut të LDK-së dialogu me Serbinë dhe Samiti në Berlin kanë qenë tema të tjera të diskutimit në këtë takim, si dhe me korrupsionin e lartë.

Shqetësim i LDK-së sipas Mustafës është edhe ikja e të rinjve nga vendi.

Mustafa tha se Samiti i Berlinit i ka dhënë fund korrigjimit të kufijve. Ndryshimi i kufijve sipas tij është ndryshim i deklaratës së pavarësisë.

“Dialogu me Serbinë mos ta prek çështjen e kufijve, sepse kjo hap çështjen e shtetësisë. Si LDK, do të angazhohemi për procesin e dialogut, por mendojmë se zgjidhja më e mirë është shkuarja në zgjedhjet”, theksoi Mustafa.

Sipas Mustafës, sa i përket taksës, për çdo ditë ka zëra të ndryshëm nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

“Institucionet e vendit duhet ta mendojmë mirë këtë çështje, që mos të kushtëzohet dialogu Kosovë-Serbi. LDK mendon se pas zgjedhjeve në Komisionin Evropian duhet t’i hapet rrugë këtij procesi për dialogun”, tha ai.

 Nënkyetari i LDK Agim Veliu tha se janë në proces zgjedhor në degë dhe nëndegë, dhe në momentin që të vjen koha, do të deklarohet nëse do të kandidojë për r kryetar të LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat