Lajmërohet Kadri Veseli, tregon a udhëtoi për në Hagë

Aktuale

Lajmërohet Kadri Veseli, tregon a udhëtoi për në Hagë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:44
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shkruar edhe në rrjetin social Facebook duke përgënjeshtruar lajmin se është duke shkuar në Hagë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ai madje thotë se as nuk ka ftesë për ndonjë intervistë.

Postimi i Veselit në Facebook:

Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale. Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet. Më vjen keq në qoftë se dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë.

Veseli: S’jam në Hagë, është spekulim

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mohuar raportimet se është nisur për në Hagë me ftesë të Gjykatës Speciale.

Veseli thotë se nëse do të ndodhte  diçka e tillë, do ta bënte publike.

‘’Haga është vend i bukur. Sot është dita për Lirinë e Shprehjes. Ia uroj mediave. Ky është një margaritar i Beratit. E ka marrë si mision ndaj neve. Nuk është korrekte kur nuk ka të vërtetë. E kam thënë publikisht se do ta bëja njoftimin. Duhet ta dijë secili se kur e kemi krijuar Specialen, nuk do ta kisha votuar ndoshta. Unë e falënderoj Zotin çdo ditë që ka jep mundësinë me qenë në UÇK’’, ka thënë Veseli në Info Magazine.

‘’Këto janë spekulime, s’di çfarë qëllimi kanë. Skam ftesë e as sjam duke shkuar në Hagë as për vizitë e as për Specialen’’, ka thënë Veseli.

***

Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka konfirmuar se tashmë ka udhëtuar në Lubjanë, por thotë se ai nuk do të vazhdojë për në Hagë, duke mohuar se është ftuar për intervistim nga Tribunali Special.

Veseli thotë se ka shkuar në kryeqytetin slloven për çështje të doktoraturës.

Kryeparlamentari Veseli, duke treguar se sa krenar është për UCK’në, ka thënë se do të tregonte po të ftohej nga Specialja.

“Me cfarë morali do të nisesha diku nëse nuk do ta bëjë njoftimin publik. Kush në botë nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzoj, të më mbaj dhe të më përkrah”, ka thënë Veseli.

“Ata që janë shqetësu i dua shumë, ata që gëzu i dua shumë”, ka thënë Veseli.

***

Burime të mediave tregojnë se Veseli tashmë është nisur për në Hagë, përmes Lubjanës.

Aeroplani për Lubjanë është nisur nga Aerporti i Prshtinës në orën 14:45.

Bashkë me Veselin kanë udhëtuar edhe katër persona të tjera.

Burimet e saj brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar raportoi sot se Kadri Veseli është ftuar për intervstim si i dyshuar në Hagë.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka mohuar se lideri i partisë së tij Kadri Veseli, do të udhëtojë në Hagë për intervistim nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Hoxhaj, e quajti “lajm të rrem” raportimin për Veselin, se do të udhëtojë sot për në Hagë.

“Ndodhem në Frankfurt, nuk jam në Prishtinë. Nuk kam informatë për një gjë të tillë, ky është lajm i rrem”, tha numri dy i PDK-së që njëherit është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit deri tash asnjëherë nuk ka pranuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale kur është pyetur, megjithatë ai ka treguar gatishmëri për shkuarje në Hagë, nëse ftohet nga prokuroria.

Gjykatë Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.Ndërkaq bazë për krijimin e kësaj gjykatë është një raport i shpalosur në Këshillin e Evropës nga senatori zviceran, Dick Marty, e në të cilët disa prej krerëve të UCK-së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Halit, Haradinaj, akuzohet për trafikim të organeve dhe trajtim çnjerëzor.

A është ftuar Kadri Veseli nga Specialja? Flet Tomë Gashi

Në media ka qarkulluar lajmi se kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli udhëton sot për në Hagë për t’u intervistuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Media ka kontaktuar me avokatin e akredituar nga Gjykata Speciale, Tomë Gashi i cili është shprehur se në media po qarkullon lajmi se kinse Kadri Veseli është ftuar nga Specialja gjë që mund ta konfirmoj ose mohoj vetëm ai vet.

Gashi tha se nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Zyra e Prokurorit Special dhe se për këtë duhet të deklarohet vet kryeparlamentari Veseli.

Nga zyra e kryeparlamentarit Veseli nuk ka dalur asnjë informacion në lidhje me këtë gjë.

Kadri Veseli udhëton sot në Hagë, intervistohet si i dyshimtë?

Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet sot të udhëtojë në Hagë, ku e presin për intervistim prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Media mëson nga burime brenda Tribunalit Special se Veseli do të udhëtojë sot për në Hagë.

Atje pritet të intervistohet si i dyshimtë nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, John Smith

Media ka kontaktuar kabinetin e Veselit, mirëpo nuk ka arritur të marrë një prononcim lidhur me këtë.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit deri tash asnjëherë nuk ka pranuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale kur është pyetur, megjithatë ai ka treguar gatishmëri për shkuarje në Hagë, nëse ftohet nga prokuroria.

Media javë më parë ka raportuar nga burimet brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar se po përgatitën aktakuza që prekin seniorët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, përfshirë edhe Presidentin Hashim Thaci, kryeparlamentarin Kadri Veseli

E ashtuquajtura Gjykatë Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Ndërkaq bazë për krijimin e kësaj gjykatë është një raport i shpalosur në Këshillin e Evropës nga senatori zviceran, Dick Marty, e në të cilët disa prej krerëve të UCK’së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Halit, Haradinaj, akuzohet për trafikim të organeve dhe trajtim çnjerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat