Haradinaj: Po, jam njeri i sporteve të rënda. E ndalëm ndarjen, krijuam ushtrinë, tash hiqën edhe vizat

Aktuale

Haradinaj: Po, jam njeri i sporteve të rënda. E ndalëm ndarjen, krijuam ushtrinë, tash hiqën edhe vizat

Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:22
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës ka thënë sonte se Kosova ia kishte dorëzuar sovranitetin e vet Brukselit në dialog pa asnjë kundërvlerë.

“Kur e kom pa qysh e kemi dorëzu sovranitetit, në momentin që e kam marrë detyrën e kam pa si detyrë të parë më e kthy sovranitetit e 17 shkurtit. Po jam i sporteve te rënda, sepse më në fund kemi ushtri si krejt vendet e botës dhe ushtria është bo kur kemi qenë krejt bashkë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, ushtria e Kosovës do të jetë e para.

“Më kanë thënë zotëri është kry puna e ndarja e Kosovës. Është shkru kontrata. Njerëz të rëndësishëm me kanë thënë. Duheni me dhanë dicka, çka ju vyjnë do kodra na thoshin. Të gjithë u bojshin rresht mem thonë se nuk na duhet veriu, nuk është i yni. A i mani mend, ku janë qata sot, po thonë s’ndahet Kosova”, ka thënë Haradinaj në një fjalim para strukturave të AAK-së në Prishtinë.

“Nëse dikujt i doket sport i vogël me e ndalë procesin e ndarjes së Kosovës, pas aq shumë lobimeve dhe pas aq shumë pareve nuk k qenë sport i vogël. Historia do të tregojë se ka qenë punë e madh mos me e lonë mu nda Kosova”, tha tutje ai.

Ai e ka përmendur edhe deklaratën e sotme të Vuçiqit, i cili tha se ideja e korrigjimit ka dështuar.

“Vuçiq po vajton sot…”.

“E ke humb çdo të drejt mbi Kosovën, sepse edhe na kemi humb në vitin 1999”, tha tutje Haradinaj.

Ai ka folur edhe për taksën. Sipas tij, taksa ka ndihmuar që ndarja të ndalet.

“Kemi filluar ta kuptojmë se ne duhet me e çmu tonën se duhet me punu, me e rrit vendin tonë. Nuk po japim pare me ble armë Serbia në Rusi. Ai që lëshon pe rrugës, dihet ku përfundon”, ka thënë tutje.

“Ne nuk kemi taksën veç taksë, për me lujt më të, por e kemi qëndrim të drejt për veten. Marrim qëndrim ku jemi nis rrugës. Nuk ka mo azilant kosovarë, nuk shkojnë më me autobusa të Serbisë dhe Hungarisë”.

“Na kanë dek fmija në Tisa. Nëse e gjen një vend punë, le të shkon, duhet me punu. Edhe pse shkon sot, nuk nuk është i nënçmuar”.

Kryeministri ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

“Kom me ta uru për ditë sa herë që e kryjmë një punë. Nuk është pak që ministri gjerman kur e thotë fjalën, e ka thonë Gjermania, e ka thonë Merkel. Zotëri kryeministër unë jam për liberlizimin e vizave dhe atë menjëherë. Aty për atë ka kërkuar me kry punë teknike, që kur të vendos Këshilli mos të humbim kohë”, e ka cituar Haradinaj ministrin gjerman të Punëve të Brendshme.

“Rumania mund e shtinë në agjend në qershor punën e vizace. Nga momenti që e ka marrë dritën e gjelbër nga Gjermania, mund e bën. Kthim pas nuk ka, meqë ka thënë Gjermania. Kur erdha në Kosovë ju kom thonë dove që Amerika na e ka bo përhajr Ushtrinë, ata bënin hajgare, si për vizat tash”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat